Katedralja e Ibrahimit (Abrahamit) dhe Xhamia e Isasë (Jezusit)

Prishtina! Qyteti Universitar i Kosovës me “Universitetin e Prishtinës”, qyteti kulturor me “Teatrin e Kukllave”, “Galerinë e Arteve”, ish-kino “Vlaznimin” e ish-kino “Rinia”, qyteti i informimit me ish-“Rilindjen” e ish-“RTP”, qyteti sportiv i “KF Prishtina”, qyteti i rekreacionit nga parku “Gërmia” e tek patinazhi i dikurshnëm i ish-”Boro dhe Ramizi”, qyteti i historisë që nga zona historike “Ulpiana” e Xhamitë qindra vjeçare Hamamit të qytetit e deri tek ish-hotel “Unioni”, qyteti romantik i ish-“Korzo”-së e i këngës  “Pranvera në Prishtinë”, e shumë e shumë epitete tjera, të cilat secili prishtinas do t’i identifikonte me lehtësi (por pa “ish-a”). >>>


Gjithsesi, këto epitete nuk ishin arritur lehtësisht. Të gjitha këto ishin arritur nga një punë e palodhshme e shumë qytetarëve të këtij vendi dhe të ardhur në këtë vend, me idenë e edukimit, emancipimit dhe zhvillimit të përgjithshëm. Mësuesit, Inxhinierët, Arkitektët, Mjekët, Ekonomistët, Juristët, Artistët e shumë të tjerë arritën që ta ngrisin një kryeqytet të denjë për qyteratët e saj. Krijuan një identitet të veçantë të kryeqytetit të tyre, në aspektin Urbanistik e Arkitektonik, duke ngritur godina e hapësira për aktivitete kulturore, arsimore, shëndetësore, informative e rekreative. Pra u krijua një identitet në funksion të qytetarëve, duke u bazuar në nevojat e tyre dhe se bëhej idenditet i secilit qytetar të ri në këtë qytet. Ekzistonte një dëshirë e madhe e përshtatjes së individëve dhe grupeve të ardhura me këtë identitet të qytetit, sepse ishte identitet emancipues.


Kjo mënyrë e të menduarit dhe të vepruarit, ndryshoi plotësisht në vitet e 90-ta e tutje. Filloi me ndërtimet e pakompromisa të objekteve sakrale nga pushteti serb, mu në mes të oborrit universitar, të cilat ishin në shpërputhje me identitetin e këtij qyteti .


Me këtë, ndryshoi filozofia e përshtatjes së të ardhurit në këtë qytet, në filozofinë e ndryshimit të qytetit, sipas të të ardhurit. Nuk do të kishte asgjë negative nga prurjet e cilësisë, bashkimit dhe progresit, mbi atë që ishte krijar në këtë qytet, ndër vite. Negative ishte filozofia e ndryshimit rrënjësor të filozofisë dhe identitetit të këtij qyteti dhe qytetarevë të saj. Ishte filozofia e përqarjes dhe regresit. Fatkeqësisht, kjo u vazhdua edhe pas vitit ’99. Rasti konkret dhe më i veçantë ishte, rrënimi i ndërtesës së gjimnazit “Xhevdet Doda”, për ngritjen e një Katedraleje Katolike në zemër të qytetit, me një arkitekturë mesjetare. Kjo ndërtesë historike, njëherë kishte qenë spital, burg, por edhe ndërtesa e vetme e mbijetuar e kampit të përqendrimit të Luftës së Dytë Botërore në këtë zonë. Ishte e mjaftueshme arsye e një katedraleje, që të rrënohet e tërë kjo histori dhe lënia jashtë e nxënësve të kësaj shkolle. Ndaj kësaj ngjarjeje për çudi, nuk pati ndonjë reagim nga arkitektet, shoqëria civile apo edhe nga vetë qytetarët, përpos një mini-proteste të nxënësve të kësaj shkolle, të cilët ishin shumë “të vegjël” karshi presidentit të atëhershëm Ibrahim Rugova dhe Ipeshkvisë së Kosovës.


Me kalimin e kohës, kjo akumuloi një pezmatim tek një pjesë tjetër e përfaqësuesve religjioz, Bashkësisë Islame, të cilët filluan të kërkojnë rrënimin e kopshtit të fëmijëve në lagjen Ulpiana, për ndërtimin e Xhamisë pak më lartë së Katedralja Katolike. Situata u tensionua deri në pikën, ku disa qytetarë filluan hapjen e themeleve për Xhaminë, në oborrin e Fakultetit Filologjik.


Sipas këndvështrimit tim, pas 2 dekadave të zhvillimit të qytetit të Prishtinës, si qytet Universitar, modern e kulturor, u kthye në një fushëbetejë të religjioneve e si pasojë shkatrrimi i identitetit shumëvjeçarë të tij.


Jo shumë kohë pas ditës së sotit, do të vehet edhe gurthemeli i Xhamisë së re,  nga Kryetari i Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa (rastësisht apo jo, pasardhësi i personit që veu gurthemelin e Katedralës). Lokacioni për këtë Xhami, është caktuar hapësira në mes të ndërtesës së Posës dhe Telekomunikacionit të Kosovës dhe ndërtesës së Qendrës për Mjekim Familjar. Pra këtu kemi një uzorpim të hapësirës publike, me “Aminin” e Kryetarit Mustafa e pa asnjë diskutim me qytetarët e këtij qyteti.


Duke mos i diskutuar nevojat për këto dy ndërtesa të rëndësisë së tyre specifike, të gjithë jemi dëshmitarë të vendosjes së tyre në hapësirat më të papërshtatshme të këtij qyteti të vogël. I ngulfatur deri në një pikë kritike, kësaj hapësire të vogël i shtohen edhe dy ndërtesa kolosale, nga z. Rugova dhe z. Mustafa.


Me siguri, që faji për shkatërrim të shpëjtë dhe me nguti nuk mund ti bie vetëm udhëheqësve të qytetit të Prishtinës që nga pas lufta, e grupeve të interest, të cilët prioret  kanë vetëm interesin e tyre, por faji duhet të rëndoj edhe mbi ata të cilët e lejuan këtë degradim. Ky faj duhet të rëndoj edhe mbi arkitektët e këtij qyteti, mbi asociacionet e Arkitektëve dhe Planerëve, mbi Fakultetin e Arkitekturës, shoqërinë civile dhe mbi secilin qytetar të këtij qyteti të dhunuar. Në këtë realitet të hidhur, më rri mendja vetëm te një thënie e shkenctari Einstein ku thot “Bota është një vend i rrezikshëm. Jo për shkak të njerëzve të cilët janë të këqinjë, por për shkak të njerëzve të cilët nuk bëjnë asgjë në lidhje me të “.


“The world is a dangerous place. Not because of the people who are evil; but because of the people who don’t do anything about it.”


Petrit Ahmeti, Arkitekt MSc.


[email protected]

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …