Si u vlerësua Lidhja Shqiptare e Prizrenit në 100-vjetorin e saj nga regjimi komunist i Tiranës, në vitin 1978

Lidhja shqiptare e Prizrenit, – moment krucial në historinë heroike të popullit tonë


10 qershori i vitit 1878, dita kur u mblodh në Prizren Lidhja e Shqiptarëve, është një datë e shënuar e historisë heroike të popullit tonë. Ajo ishte një ngjarje me rëndësi të madhe historike për fatet e kombit tonë, pse bëhej në kohën kur Porta e Lartë e Perandorisë Osmane, në bashkëpunim me carizmin rus dhe me perandoritë e tjera të Evropës, kërkonin ta copëtonin dhe e copëtuan atdheun tonë.


Lidhja Shqiptare e Prizrenit ishte ai moment krucial gjatë të cilit të gjitha energjitë e popullit tonë, patriotizmi i tij i pashoq, dashuria për atdheun, për tokën, për gjuhën, përpjekjet e tij politike dhe diplomatike e bashkuan atë si një grusht të vetëm për t’u bërë ballë turqve, serbëve, malazezve, gjermanëve, austro-hungarezëve, grekëve, pse që të gjithë këta së toku ishin bashkuar kundër popullit shqiptar.>>>


 


Këtë datë ne e kujtojmë kurdoherë me admirim dhe nderim të jashtëzakonshëm, pse ka qenë frymëzuese për luftërat e mëvonshme të popullit shqiptar deri në ditët tona. Të parët tanë rilindas, që me pushkë dhe me penë luftuan për truallin arbëror, na kanë lënë mbresa të pashlyeshme e që prej gati tre-katër brezash vlojnë në gjakun dhe në zemrat tona. Në Luftën tonë Nacionalçlirimtare i kishim kurdoherë parasysh qëllimet e larta të tyre për mbrojtjen e lirisë dhe të pavarësisë së vendit, për sovranitetin e atdheut, për çlirimin nga imperialistët e ndryshëm dhe nga feudalët e borgjezia e shitur te të huajt.


 Lidhja Shqiptare e Prizrenit nuk ishte vetëm një mbledhje udhëheqësish të shquar politikë, ushtarakë e të kulturës ose vetëm një mbledhje idealiste. Ajo përfaqësonte vullnetin e gjithë kombit shqiptar, që nga skaji i jugut deri në Mitrovicë e Kaçanik, në Plavë, në Guci e deri në Tivar. Udhëheqësit e saj ishin bij të popullit me mendje të ndritur dhe me një kurajë të hekurt që, për kompaktësinë e kombit shqiptar, për kompaktësinë e trojeve shqiptare, të cilat rrezikoheshin të copëtoheshin nga armiqtë e huaj shovinistë, kishin një qartësi të madhe ideologjike, politike dhe ushtarake.


 Ata nuk u kufizuan në memorandume shterpe drejtuar Kongresit të Berlinit ose Fuqive të Mëdha, por këto memorandume u shoqëruan me një mobilizim të madh e të gjithanshëm të masave të popullit shqiptar në Kosovë, në Maqedoni, në Jug, në Grudë dhe në Hot, në Tivar e kudo. Dhe aksionet diplomatike të Lidhjes u shoqëruan edhe me aksione luftarake dhe me një propagandë e agjitacion të thellë e të zjarrtë.


 


Lidhja Shqiptare e Prizrenit u bë epiqendra e luftës çlirimtare, ajo demaskoi lakmitë e serbomëdhenjve, të shovinistëve malazez e të grekëve. Të gjithë këta, sidomos sllavët, i ndihmonte carizmi rus që luftonte për pansllavizmin, për bashkimin e gjithë sllavëve, për të dalë në Mesdhe dhe në Adriatik. Dhe carizmi rus u favorizua nga perandoria e Vilhelmit I dhe e Bismarkut.


 


Lidhja Shqiptare e Prizrenit dhe lufta patriotike për të cilën bënte thirrje ajo ishte një nga pikat nevralgjike në “Çështjen e Orientit”. “Çështjen e Orientit” historianët e borgjezisë e kanë shkruar sipas gejfit të tyre dhe Shqipërinë e kanë përdorur në këtë çështje si një monedhë tregu për të plotësuar dëshirat e carëve rusë, të kralëve serbë, të knjaz Nikollës të Malit të Zi dhe të mbretërve të Greqisë, kurse popullin shqiptar, që ishte një popull me vitalitet të madh, me kulturën, me gjuhën dhe me shkollat e tij, një popull që kishte luftuar në shekuj dhe vazhdonte të luftonte, e harruan, ata nuk e përmendin në librat e tyre. Por populli shqiptar e shkroi vetë historinë me armë në dorë, ai derdhi gjak, por edhe armiqtë nuk i la të qetë, u shkaktoi dëme të rënda. Për fat të keq, forcat e armiqve tanë të bashkuar i thyen përpjekjet e popullit shqiptar, por Lidhja Shqiptare që u mbajt në Prizren e që krijoi degët e saj në gjithë Shqipërisë, si dhe luftërat që bëri ajo për truallin arbëror, lanë mbresa aq të mëdha në mbarë popullin tonë, sa këto shërbyen e do të shërbejnë edhe më vonë për forcimin e RPS të Shqipërisë.


 


Shovinistët, cilët do qofshin këta, me çdo petk që të vishen dhe me çfarëdo ideologjie që të mbulohen, çështjen e madhe të popullit shqiptar nuk do të mund ta shuajnë dot kurrë, ajo çdo ditë që kalon po forcohet dhe po rrënjoset në zemrat e shqiptarëve, kudo që janë. Sidomos patriotizmi i vëllezërve tanë të Kosovës, të Dibrës, të Gostivarit, të Tivarit, të Ulqinit, të Plavës e të Gucisë etj., do të qëndrojë kurdoherë i ndezur për atdheun e përbashkët, për lirinë, për demokracinë, për unitetin kombëtar.


 


Në Prizren këto ditë u bë një mbledhje përkujtimore, sa për të thënë se u kujtua kjo ngjarje. Ne dërguam në Kosovë delegacionin e shkencëtarëve tanë, me Stefanaq Pollon në krye, për të marrë pjesë në sesionin shkencor të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit që do të mbahej në Prishtinë. Organizatorët kosovarë të këtij sesioni, të cilëve u kishte zënë këmbët kjo datë kaq e shënuar në disfavorin e tyre, u thënë shokëve tanë të ndryshonin referatet, të ndryshojnë titujt dhe konkluzionet e kumtesave të tyre. Shokët tanë refuzuan dhe u nisën të largoheshin. Por pas pak ata, sigurisht pasi morën urdhër nga Beogradi,thanë se hiqnin dorë nga kërkesat e tyre dhe se shokët tanë mund t’i mbanin referatet. Kështu që tanët i mbajtën ato ashtu siç i kishin përgatitur. Megjithatë është fakt se Tanjugu nuk jep asnjë të dhënë mbi këtë sesion shkencor, ku për bujë kishin thirrur rreth 100 “shkencëtarë” borgjezë, pse, po të flitej për kumtesat e tyre, ishin të detyruar të flitnin dhe për kumtesat e shokëve tanë. Por ne nuk do t’i lëmë pa i transmetuar në radio kumtesat tona, që populli i Kosovës t’i dijë pikëpamjet tona shkencore rreth Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.


 


Disa udhëheqës kosovarë me gjithë Tanjugun luftën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit e kanë katandisur në një luftë gjoja për alfabetin, për shkollat, për pedagogjinë, gjëra fare për të qeshur. Kështu ata u shërbejnë shovinistëve serbë dhe përpiqen të deformojnë historinë. Ne e kemi të qartë se nuk mund të presim ndonjë gjë të mirë nga njerëz të tillë me kombësi shqiptare që deformojnë faktet, konkluzionet, rrjedhimet e kësaj lufte të madhe të popullit heroik të Kosovës dhe të të gjithë Shqipërisë.


 


Kurse te ne çështja e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit u bë një problem me të vërtetë i madh i mbarë popullit, po mbahen konferenca, shkruhen artikuj, vihen në dukje luftërat që janë bërë, njerëzit e shquar dhe idetë e mëdha që frymëzonin popullin.


 


Përveç kësaj, sot më 10 qershor, në orën 18″, në sallën e Teatrit të Operas e të Baletit, do të mbahet një mbledhje solemne, ku do të flasë shoku, Ramiz Alia mbi rëndësinë e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Në të janë të ftuar edhe pleq patriotë nga të gjitha anët e Shqipërisë.


 Nesër, në datën 11 qershor, do të bähet një miting i madh solemn në sheshin “Skënderbej”, ku përpara eshtrave të Abdyl e të Naim Frashërit, të vëna në një shtrat topi dhe të mbuluara me Flamurin Kombëtar, do të parakalojë populli i Tiranës dhe ne do të vemi të bëjmë homazhe. Pastaj do të mbahet një fjalim i rëndësishëm për rëndësinë historike të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe për udhëheqësit e saj të shquar.


 Pas mitingut në mënyrë solemne, jo si në një ceremoni funebre, por në mes entuziazmit dhe duke kënduar këngë patriotike, do t’i çojmë eshtrat e Abdylit e të Naimit në varrezat e reja që janë ndërtuar për ta, në Parkun e Madh të Tiranës. Tok me varret e dy përfaqësuesve të mëdhenj të Rilindjes sonë ne kemi përgatitur edhe varrin e Sami Frashërit, eshtrat e të cilit ndodhen akoma në Stamboll, pse qeveria turke nuk ka vendosur të na i japë. Qeveria osmane e ndau Kosovën dhe pjesë të tjera të tokave shqiptare nga Shqipëria, por aktualisht Republika Turke nuk duhet të ndajë vëllezërit Frashëri, të cilët vërtetë janë tre, por për popullin tonë ata janë një e të pandarë, janë simbol i diturisë, i patriotizmit, i lirisë, i sovranitetit, i luftës së popullit shqiptar për pavarësi dhe për sovranitet.


 


Në vendin tonë prej muajsh po zhvillohet një fushatë e gjerë për t’i shpjeguar popullit në mënyrë shkencore rëndësinë e madhe të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, luftërat e të parëve tanë me armë dhe me penë, me dituri e me diplomaci, për t’i treguar atij rezistencën e pashoqe që ka bërë kundër gjithë botës, që kërkonte t’i shkelte të drejtat e ta copëtonte, siç e copëtoi. Janë bërë dhe po bëhen nga të katër anët konferenca shkencore. Pra i madh e i vogël te ne tash e ka të qartë këtë periudhë të lavdishme të historisë së tij. Edhe pas konferencës kombëtare shkencore, që do të fillojë në datën 12 qershor në Tiranë, do të bëhen po ashtu konferenca shkencore edhe në disa qytete të tjera kryesore si në Shkodër, Gjirokastër, Elbasan, Korçë, Dibër dhe Kukës.


 


Kështu që ne po forcojmë e po kalitim patriotizmin e popullit tonë, ndihmojmë po ashtu në forcimin e krenarisë së ligjshme dhe të frytshme të të gjithë vëllezërve tanë të Kosovës, të Malit të Zi e të Maqedonisë që vuajnë nën regjimin e serbomëdhenjve.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …