Fatmir Graiçevci: Mesazhe të rrezikshme dhe përçarëse të Sali Berishës dhe Atifete Jahjagës në 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë

Vështirë se do të gjejë njeriu ndonjë vend me klasë “intelektuale” si në Shqipëri e Kosovë, që për 24 orë rresht shesin nacionalizëm e patriotizëm ani pse më parë dekada me radhë kanë përhapur me dashuri të pashembullt idetë e internacionales socialiste,  Frojdi do të thoshte po përdorin mekanizmin e kompensimit, intelektualë që gati sa shkyejnë gurmazin për humanizëm ndonëse asnjëherë nuk ngritën zërin,  e për të bërë një gjë të tillë patën rast me qindra mijëra herë,  kur duhej ndaj përbuzjes dhe keqtrajtimit të skajshëm që ju bëhej njerëzve që dëshironin të qëndronin vertikalisht e jo si pa kurrizorët, “intelektual” që përbetohen në demokraci ani pse dekada me radhë janë çjerrë duke lartësuar e hyjnizuar komunizmin, frytet e të cilit i kanë shijuar si qentë kockat. Kjo klasë e njerëzve të neveritshëm, të pa karakter, të pavlerë dhe që janë të gatshëm që atë që e shajnë paradite ta hyjnizojnë pas dite dhe anasjelltas, duket se e kanë jetën të gjatë në karrierën politike mbase karriera është alfa dhe omega e jetës së tyre. Për të tillët vlerat më të larta njerëzore nuk janë qëllim i tyre por vetëm mjete për të qëndruar në pushtet e për të gllabëruar pasuritë e vendit dhe për të bërë tutje në karrierën politike. Ky soj i njerëzve nuk kanë ditur, nuk dinë dhe as që do të dinë ndonjëherë çka janë idealet më të larta njerëzore. Por kjo nuk është më e keqja! E keqja është mosreagimi dhe indiferenca e shumicës së shoqërisë ndaj këtyre gjallesave të cilave do të duhej treguar me kohë se ku e kanë vendin fundërrinat.


 


   Vështirë se mund të ndërtoj të ardhme të ndritshme dhe përparimtare një shoqëri e ndikuar dhe drejtuar nga ky lloj i ‘intelektualëve’ të cilët shfaqin respekt ndaj atyre që do të duhej manifestuar përbuzje e neveri dhe shfaqin indiferencë e mëri ndaj atyre që meritojnë të lartësohen. Nuk duhet pasur shumë imagjinatë e vizion për të ditur se çfarë të ardhme e pret një vend kur i pari apo e para e tij, gjatë stinës së verës fletë me pietet për atdhetar dhe nacionalist të përkushtuar ndërsa në vjeshtë lartëson sa s’ka më vrasësin e tyre! Por kjo nuk është më e keqja. E keqja mbase do të na godas shumë vite më vonë nëse nuk ngremë zërin njëherë e mirë kundër këtyre dukurive negative të cilat i ngjajnë topit të borës i cili nëse nuk ndalet me kohë shndërrohet në ortekë i cili do të fashisë për tokë çdo gjë që gjen përpara. Ka kohë që pjatë


lëpirësit e të gjitha regjimeve nuk ndalen së mbajturi ligjërata nëpër medie të ndryshme për lirinë, pavarësinë, demokracinë, humanizmin, patriotizmin, nacionalizimin e tema të tjera. Aq liridashës janë këta sa që sa herë ju jepet rasti, ata flasin me respektin më të madh për Ahmet Zogun, alfa dhe omega e të cilit ishte të sundojë shqiptarët dhe për këtë ishte i gatshëm të bashkëpunoj edhe me djaj, komunistin, Fadil Hoxha, i cili nga kolltuku që i kishte siguruar në Prishtinë regjimi i Jugosllavisë së Titos, iu dërgonte fjalë forcave liridashëse shqiptare që po luftonin me vetëmohim kundër rikthimit të Kosovës nën sundimin e Serbisë, se do të luftojë kundër tyre derisa të mos ju lë vend në Kosovë. Është e famshme thënia e tij: Vrima e miut 300 grosh. Fatkeqësisht, ai ia doli mbanë dhe me ndihmën e regjimit të Serbisë dhe shqiptarëve shpirtshitur, pjesëtarët e forcave liridashëse i vranë, pushkatuan, burgosën dhe detyruan të arratisen nga Kosova. Janë të shumta familjet që as sot e kësaj dite nuk kanë asnjë informatë se ku u varrosën trupat e më të dashurve të tyre të pushkatuar anekënd Kosovës nga regjimi jugosllavë i drejtuar nga Tito të cilit i shërbyen me besnikërinë e qenit një numër i konsiderueshëm i klasës së atëhershme “intelektuale” shqiptare. Ky soj i “intelektualëve” që defilojnë nëpër medie të shumta dhe krye paqedashësi, Ibrahim Rugova, duke u nisur nga humanizmi i tyre dhe zemërgjerësia e pashembullt, vite më parë ia falën të gjitha mëkatet Fadil Hoxhës, i cili asnjëherë në jetën e tij nuk e pa të arsyeshme të ju kërkoj falje mijëra familjeve shqiptare të cilat kishin pësuar si mos më keq për shkak se pjesëtarët e tyre ishin angazhuar me vetëmohim për lirinë e Kosovës dhe popullit shqiptar dhe për realizimin e të drejtës së ligjshme të popullit të garantuar me konventat ndërkombëtare për të jetuar në një shtet të vetëm ashtu sikur jetonin kombet ane kënd botës. Mos reagimi i duhur ndaj këtij procesi anti human ka pasur dhe do të ketë pasoja të hidhura në të ardhmen. Duke marrë parasysh procesin e deritashëm të pandalshëm të faljes dhe lartësimit të disa figurave të cilat paraqesin prototipin e politikanëve që nuk qajnë kokën për moralin, nuk duhet habitur që një ditë të dal ndonjë paqedashës dhe “humanist” tjetër që duke u mbështetur dhe hyjnizuar nga klasa “intelektuale”, ai apo ajo, në emër të zemërgjerësisë së pashembullt, humanizmit dhe paqes, t’ia falë të gjitha krimet Serbisë që ka bërë kundër popullit shqiptar. Nuk duhet harruar se lehtë është të falen plagët e të tjerëve, sidomos të atyre për të cilët nuk ke asnjë grim respekt.


Nëse arsyetojmë më esëll duke gërmuar thellë në qenien e njeriut, krimi asnjëherë nuk bënë të falet dhe kjo për dy arsye sepse kur njeriu vret njeriun, ai ka poshtëruar dy herë qenien njerëzore.


Së pari, ai e ka poshtëruar qenien njerëzore duke dhënë shembull se njeriu nuk është asgjë tjetër përpos që është një qenie vrastare,


Së dyti, njeriu është një qenie që nuk meriton aspak respekt por meriton të poshtërohet, vritet e masakrohet si gjëja më e pavlerë.


Fadil Hoxha e Ahet Zogu me kompanitë e tyre dje dhe filizat e tyre sot, me qindra mijëra herë poshtëruan qenien njerëzore dhe nuk qajnë kokën për moralin dhe vlerat më të larta humaniste.


Por sikur të mos mjaftonte ky amoralitet i skajshëm, ditë më parë, kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, realizoi edhe një qëllim të tij që ia kishte caktuar kaherë vetes. Nderoi me nderimet më të larta, Ahmet Zogun, i cili paraqet mishërimi më të mirë të politikanit të zhveshur plotësisht nga morali, atdhedashuria e nacionalizmi. Përveç[ tjerash, ai shquhet për vënien e vetes në shërbim të regjimit shqiptar vrasës të Serbisë, me të vetmin qëllim për të sunduar mbi popullin shqiptar si dhe me angazhimin e tij të përkushtuar për vrasjen dhe likuidimin e atdhetarëve dhe nacionalistëve të përkushtuar, Hasan Prishtina, Bajram Curri, Luigj Gurakuqi, Avni Rrustemi, Azem Bejta, Fan Noli e shumë patriot të tjerë. Pavarësisht trajtimit të tij në superlativ nga kryeministri Sali Berisha, dhe kryetarja, Atifete Jahjaga, Ahmet Zogu, përveç tjerash do të mbahet mend edhe për ikjen qyqare nga Shqipëria kur asaj filloi t’i kanosej rreziku nga Italia fashiste dhe në vend se të angazhohet për mbrojtjen e saj ai u angazhua për plaçkitjen e pasurisë së saj dhe shpenzimit të saj duke gjezdisur anekënd vendeve të botës në përpjekje për të gjetur mbështetje për t’u kthyer dhe sunduar në Shqipërinë e çliruar nga atdhetar të përkushtuar, për të cilët kryeministri, Sali Berisha fletë me mëri.


Çdokush që e ka dëgjuar fjalimin e kryetares, Atifete Jahjaga, dhe që ka njohuri nga historia sa një nxënës i shkollës fillore, natyrisht se ka pyetur veten se a ka ndonjë informatë kryetarja jonë për jetën dhe veprën heroike të Hasan Prishtinës, Bajram Currit, Luigj Gurakuqit, Avni Rrustemit, Azem Bejtës, Fan Nolit e shumë liridashësve të dëshmuar të Shqipërisë e kombit shqiptar, të vrarë e të dënuar me vdekje nga Ahmet Zogu?! Por jo vetëm kaq. Sipas kritereve, moralit dhe njohurive të kryetares Atifete Jahjaga dhe suitës së këshilltarëve e këshilltareve të saj, Ahmet Zogu paska ndikuar në mëkëmbjen ekonomike të Shqipërisë! A thua ka lexuar ajo ndonjëherë ndonjë rresht të prozës apo poezisë së Migjenit i cili me letërsinë realiste ka pasqyruar më së mirë gjendjen ekonomike të Shqipërisë së sunduar nga Ahmet Zogu? Do përkujtuar se pas leximit të veprës së Migjenit, studiuesi rumun, Nikollaj Moraru shkruan: Qava kur e lexova Migjenin. Nuk më vije turp të them se qava por më vije turp nga vetja ime sepse vetëm në moshën time 40 vjeçare arrita ta njohë këtë shkrimtar të madh të viteve të ’30! Atij i vije turp të tregoj që nuk arriti ta njohë Migjenin para moshës 40 vjeçare ndërsa te ne ka ‘intelektual’ që edhe po të iu jep Zoti 400 vite jetë, ata nuk do ta lexojnë asnjë rresht të këtij poeti që të bënë të ndjehesh krenar që je bashkëkombës i tij dhe ta duash njeriun dhe njerëzoren. Po ta kishte lexuar kryetarja Atifete Jahjaga ndonjë rresht të tij, vështirë se do të bënte ato vlerësime për Ahmet Zogun i cili sipas njohurive saj dhe suitës që e rrethon na e paska bërë rimëkëmbjen ekonomike të Shqipërisë!


 


Por kjo nuk është më e keqja! A thua a kanë menduar ndonjëherë kryeministri, Sali Berisha, kryetarja, Atifete Jahjaga dhe armata e këshilltarëve të tyre se me rehabilitimin e figurave të tilla si Ahmet Zogu, Fadil Hoxha e pasuesve të tyre, çfarë porosie po ju dërgojnë gjeneratave të ardhshme?! Me rehabilitimin e figurave të tilla, ata athua janë duke dërguar porosi që të kemi kujdes se çfarë kontributi po i japim kombit e mëmëdheut apo porosi të tilla se çdo kush mund të veproj lirshëm kundër interesave të kombit e atdheut pa frikën se do të jenë të dënuar dhe mallkuar për jetë e mot sepse mund të vijnë në të ardhmen kryetar e kryeministra të tillë si Jahjaga e Berisha dhe t’i trajtojnë ata si heronj edhe pse ata me trup e shpirt atdheut e kombit të tyre ia kanë bërë 1001 të zeza?!

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …