Xhevat Bislimi

Xhevat Bislimi: Mjerë i ligu e lum i forti

Poziten e veshtire te me te dobtit populli yne e ka shprehur me kete fjale te urte: “mjer i ligu”, ashtu sikur e ka shprehur edhe poziten e mire te me te fortit: “lum i forti”! I ligu, i dobeti ishte populli shqiptar, ishte Shqiperia me rreth 100 000 km katrore toke, e cila u copetua ne gjashte shtete! Perpjekjet per ta permiresuar kete pozite te Shqiperise dhe te kombit shqiptar nuk rreshten per asnje çast. Bijte dhe bijat me te mira te kombit u perpoqen, luftuan e rane per çlirimin e tokave te pushtuara te Shqiperise dhe bashkimin e tyre ne nje shtet te vetem e me nje Flamur. Por, armiqte e kombit tone, pushtuesit e tokave te Shqiperise ishin te fuqishem dhe me mbeshtetje nga Fuqite e Medha. Organizimi me serioz politik ne shek. XX ishte Levizja Popullore e Kosoves, e cila mori persiper, themeloi, organizoi e drejtoi Luften e Armatosur per çlirimin e Kosoves me viset e saj! Forcat e armatosura, te krijuara prej saj me shume mund e sakrifice, u pagezuan me emrin meritor dhe kuptimplote: Ushtria Çlirimtare e Kosoves. Ishte nje Lufte teresisht autentike, e paster si loti dhe qind per qind shqiptare. UÇK-ja fitoi perkrahjen e mbare kombit shqiptar. Shtrati, pergatitja, armatosja dhe mbeshtetja e MADHE e saj ishte shteti ame, Republika e Shqiperise. Prandaj, shqiptaret kudo qe jane, jane falur dhe i falen SHTETIT TE TYRE AMË… Me luften e UÇK-se, e cila me vone fitoi edhe mbeshtetjen e Amerikes dhe te NATO-s, u çlirua Kosova me kufijte e imponuar (10887 km katrore). Lufta e UÇK-se u be pa marre “leje” nga Fuqite e Medha… Ajo e tejkaloi projektin e ketyre Fuqive per nje Kosove me autonomi te zgjeruar a substanciale! Ato, Fuqite e Medha, meqe nuk ia dolen ta mbanin Kosoven brenda kufijve te Serbise, u angazhuan qe Kosova shqiptare te mos i bashkoheje shtetit te saj AMË!!! Per ta “garantuar” qe Kosova shqiptare nuk do t’i bashkohet shteti te saj, ato u angazhuan dhe po angazhohen per zgjidhje te tilla, ala Bosnje, te cialte do ta mbanin peng te drejten e popullit shqiptar ne Kosove per t’u bashkuar me shtetin e tij!!!

Fillimisht, menjehere pa luftes, nisi “gjuetia” e luftetareve te lirise! Qindra luftetare e eprore te UÇK-se u persekutuan, u ndaluan, u akuzuan, u burgosen dhe u denuan nga (anti)drejtesia e UNMIK-EULEX-it, ne bashkepunim te ngushte me Beogradin!!! Disa nga luftetaret dhe eproret e UÇK-se u arrestuan dhe u mbajten per shume vite ne burgjet e Hages nga Gjykata e Hages!… Te gjithe u shpallen te pafajshem… Mirepo, Serbia dhe aleatet e saj, sidomos Rusia, por edhe disa vende te BE-se, nuk mund te pajtoheshin qe te mos denoheje e drejta e popullit shqiptar per Lufte Çlirimtare, e drejta e Shqiperise dhe e shqiptareve per te jetuar te lire e te pavarur ne nje shtet… Keto Fuqi kembengulnin edhe te hakmerreshin per luften qe kishin bere shqiptaret me UÇK-ne e tyre per çlirimin e Kosoves shqiptare pa “lejen” e tyre!… Kjo ishte e pafalshme: nje popull i vogel t’ua prishte “matematikat” e tyre pa pyetur per ta?! Jo vetem kaq! Ky popull i vogel, i copetuar e neperkembur po mëtonte t’i çlironte edhe krahinat tjera te pushtuara nga shovinistet fqinj! A nuk ishin keto arsye te mjaftueshme qe ato, Fuqite e Medha, te “projektonin” nje “drejtesi” e Gjykate te panjohur me pare(!): Gjykaten Speciale per denimin e “krimeve” qe paska kryer UÇK-ja-shqiptaret!? Me shpikjen e kesaj “drejtesie” nderkombetare po arrihen dy qellime substanciale: denohet dhe “damkoset” Lufta e drejte çlirimtare dhe e drejta e nje populli te pushtuar per lufte çlirimtare, nga njera ane, dhe rehabilitohen krimet monstruoze, gjenocidi dhe holokausti serb ne Kosove e ne viset e saj, ne anen tjeter!!!

Kot qirren disa te pakenaqur me patriotizmin e tyre kunder disa “shefave” politike e kunder disa komandanteve per punen e Gjykates Speciale! Kot qirren edhe kunder Dik Martit, i cili ka kryer punen (raportin) qe i ishte kerkuar nga Komisioni Evropian, sipas kerkeses se Rusise (per hesap te Serbise)! Pra, projekti ishte i Fuqive te Medha! A mund te zbatoheje ne kete “format” pa shqiptaret (pa klasen e vjeter dhe kete te rene politike): Jo! Por, a e donin shqiptaret (klasa politike) Gjykaten Speciale? Ketu ndahen pak: keta qe jane prekur e mund te preken nga kjo Gjykate, sigurisht qe nuk e donin, kurse keta qe nuk jane prekur ne asnje kohe (nuk u ka munguar kurre qimja e flokut!) te lene pershtypjen se e kane dashur, madje e kane “kerkuar”!… Po, si u be qe u votua Gjykata Speciale edhe nga pjesa qe mund te beheshin “objekt” i saj? Ketu na ndihmon perseri kjo fjala e urte: “mjere i ligu”! Te fortit (lum i forti!), Fuqite e Medha, i kishin dhe i kane te gjithe instrumentate dhe mjetet e nevojshme per ta perkulur e mposhtur nje politikan axhami te nje populli te vogel! Po t’i tregonin qellimin e fundit dhe fundin e tij sigurisht qe do ta kishin veshtire per ta perulur ose thyer nje politikan qofte edhe i ri e pa pervoje… Por, ata e nisin me mbeshtetjen e pakursyer qe i japin, e bejne aq te “madh” sa t’i duket vetja i paprekshem dhe i pazevendesueshem! Me gjithe fjalet dhe sjelljen e tyre, ata lene te kuptohet se ky, politikani i ri i Kosoves, eshte i vetmi partner i tyre! Pa te ata s’do te ishin fare ne Kosove! Pa te veshtire se do te lindete dielli ne Kosove! Pastaj e joshin me pasuri e me lloj-lloj privilegjesh, duke e lene me duar e kembe te lira per ta sunduar e zhgarravitur kete vendin tone te vogel e te varfer! Vetem kur vjen faza kritike per zbatimin e projektit, si ky per denimin e Luftes se kombit shqiptar, politikani ose politikanet e Kosoves, keta te “paprekshmit”, e kuptojne se kane rene ne kurth dhe nuk kane nga t’ia mbajne! Jane te shtrenguar, me hater a me zor, ta permbushin kerkesen e Fuqive te Medha, ta krijojne edhe Gjykaten Speciale me voten e tyre te “lire”! Vetem atehere e kuptojne sa naive kane qene ne iluzionet dhe “madheshtin” e tyre! Habiten me presionin dhe shantazhin qe u bejne “miqte” e tyre: jane apo s’jane keta qe na mbeshtesnin pa rezerve?! Edhe kur perpiqen te ndryshojne qendrim e kuptojne se jane te vonuar: bishti i zene dhemb shume!

Kjo nuk i shfajson aspak dhe nuk i shpeton kurre nga pergjegjesia! Mendjelehtesia, grykesia, dalldia, lakmia dhe naiviteti i tyre i ka kushtuar shume Kosoves dhe çeshtjes shqiptare… Nje degradim te ketille te Luftes Çlirimtare dhe te lirise e te sovranitetit te Republikes se Kosoves populli shqiptar nuk ua kishte borgj!…

Hipokrizia e tyre shperfaqet ne tere permasen e saj kur i degjon deklaratate e tyre patriotike, pasi e kane katranosur Luften e UÇK-se dhe Kosoven deri ne Gjykaten Speciale,: “Pergjigjia ndaj ftesave te Speciales tregon se pjesetaret e UÇK-se ndihen krenare me te kaluaren e tyre”, deklaron njeri! “Ka veç nje te vertete per luften e UÇK-se, kjo e vertete do te mbrohet edhe nga Samiu e Remi”, deklaron tjetri! “Pamje ekzkluzive, nisja burrerore e çlirimtareve per ne Hage, shkruan nje tjeter! “UÇK-ja do te dale faqebardhe”, shkruajne e thone “patriotet” e pushtetshem!…

Kontrolloni gjithashtu

Eliot Engel: Qeveria e Serbisë duhet ta kuptojë se Kosova është shtet i pavarur dhe se e tillë do të mbetet

Ramiz Lushaj: “MIRËNJOHJA SHQIPTARE”  për Kongresmenin Amerikan ELIOT ENGEL,  nga “Takimi i Madh i Prishtinës, 2024” 

Kongresmeni Amerikan Eliot ENGEL- ish Kryetar i Komisionit për Politikën e Jashtme  të Kongresit Amerikan, një mik i shquar i Shqiptarëve në Ballkan e në Amerikë, një ndër  kontributorët e mëdhenj për Lirinë, Pavarësinë e Shtetësinë e Republikës së Kosovës, për  Njohjet Ndërkombëtare të saj, u nderua me Çmimin e Madh “Mirënjohja Shqiptare“ nga  “Takimi i Madh i Prishtinës, 2024″ (Këshilli Kombëtar Organizativ i Takimit), ku merrnin pjesë  511 të Ftuar Nderi nga Republika e Kosovës, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Lugina e  Preshevës e Sanxhaku, Çamëria, Europa, Amerika, Australia, etj.. mbajtur këto ditë në në sallen  “Beethoven” të “Emerald Hotel” (me pesë yje) në Prishtinë, kryeqytetin e Republikës së Kosovës.    Çmimi i Madh “Mirënjohja Shqiptare“ për Kongresmenin Amerikan Eliot Engel, mban  të nënshkruar motivacionin: “Për kontributet e shquara si Kongresmen (1989-`21) dhe Kryetar i  Komisionit të Punëve të Jashtme të Kongresit Amerikan (2019-`21) për Lirinë, Pavarësinë e  Shtetësinë e Republikës së Kosovës dhe për njohjet ndërkombëtare të saj”.  Kongresmeni Amerikan Eliot Engel nga Nju Jorku iu drejtua “Takimit të Madh të  Prishtinës, 2024” me një Përshendetje (e dërguar në shqip e në anglisht), e cila u lexua në  …