RKL: Masa e arrestit shtëpiak për shtatë eprorët e UÇK-së u ndërmor me qëllim për ta “blerë” qetësinë momentale

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar  masën e arrestit shtëpiak për 7 ish-eprorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të  dyshuar për, sikur thuhet, krime lufte.  Ndërkohë që prokurori antishqiptar i EULEX-it, italiani Salustro, ka kërkuar paraburgim për shtatë të dyshuarit për gjoja  krime të luftës në rajonin e Drenicës. Ai duke u bazuar në akuzat e ngritura nga e ashtuquajtura ministri e Drejtësisë e Serbisë gjatë kohës së Milosheviqit,  ngarkon ish-komandantin e UÇK-së, Sylejman Selimi, me shtatë vepra penale, ndërsa ish-Komandantin e Zonës së Drenicës, Sami Lushtakun me tri vepra penale, për të cilat paragjykohet se janë kryer në kohën e luftës. Ndërkohë bëhet e ditur se Sabit Geci dhe Sahit Jashari dyshohen se e kanë vrarë komandantin e policisë kriminale serbe të Milosheviqit, në Drenas në kohën e luftës. Në Gjykatë janë  marrë në pyetje  Sylejman Selimi, Sami Lushtaku, Sahit Jashari, Jahir Demaku, Zeqir Demaku, Hysni Thaçi, Sabit Geci dhe Avni Zabeli.


 


Fushata e EULEX-it kundër kreut të luftës së Kosovës hap kapitullin e radhës, por jo të fundit në përpjekje për ta diskredituar luftën çlirimtare të popullit të Kosovës, me qëllim për ndihmuar Serbinë në përballjet e saj me krimet e kryera gjatë tërë një shekulli kundër të gjithë popujve të Ballkanit. Kjo ndihmë e madhe dhe e pakursyer që po i jep Bashkimi Evropian Serbisë, bëhet me qëllim të rikthimit të saj si xhandar i fuqishëm dhe i pazëvendësueshëm, në Ballkan, pavarësisht se Serbia është i vetmi shtet në botë që është ndëshkuar nga fuqia më e madhe ushtarake e botës nga Aleanca Veriatlantike dhe ky ndëshkim ka ndodhur kundër vullnetit të të gjitha shteteve anëtare, të Bashkimit Evropian, përveç Anglisë.


 


Pikërisht sepse Evropa, përveç Anglisë ka qenë e tronditur me rastin e bombardimit të Serbisë sodomiste, kriminale, recidivët e Evropës inkuizicionale, po bëjnë përpjekje ta njollosin luftën,  të cilën, jo vetëm e kishte përkrahur, por edhe e kishte ndihmuar Amerika dhe Anglia.  Shtetet e tjera  anëtare të NATO-s ishin gjetur para aktit të kryer dhe kishin marrë pjesë formalisht në bombardimin e Serbisë, por asnjëherë nuk i kishin goditur pozicionet e ushtrisë kriminale serbe, në Kosovë, në Serbi, apo në  Mal të Zi.


 


Ushtarët dhe eprorët e UÇK-së dhe të gjitha ata që kanë përcjellë bombardimet e NATO-s prej 24 mars deri më 9 qershor 1999,  kanë vërejtur me kohë se vetëm aeroplanët anglezë e amerikanë kanë goditur caqet serbe, ndërsa aeroplanët e tjerë të Aleancës kanë goditur pozicionet e UÇK-së e shpeshherë edhe kolonat e gjata të shqiptarëve që dëboheshin dhunshëm nga regjimi për në Shqipëri apo në Maqedoni. Bombardimet selektive që i kemi vërejtur gjatë luftës, i kemi heshtur për hir të miqve që na kanë ndihmuar në luftë kundër regjimit më kriminal në Evropën e pas Luftës së Dytë Botërore. Po ashtu kemi qenë të vetëdijshëm se edhe aleatët tanë e kishin vërejtur mjaft mirë gjendjen për të cilën po flasim, por e kanë heshtur për arsye që dihen. Këtu e ka burimin  urrejtja e EULEX-it kundër luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sepse ky mision nuk e njeh pavarësinë e Kosovës por e njeh dhe e respekton të drejtën e Serbisë kolonialiste e hegjemoniste ndaj vendit tonë


 


Shqiptarët liridashës të Kosovës, gjatë këtyre 14 viteve kanë vërejtur dhe janë bindur se UNMIK-u, OSBE-ja, ELUEX- dhe një segment i trupave paqeruajtëse të KFOR-it vazhdimisht kanë mbajtur një qëndrim përbuzës ndaj shqiptarëve dhe  atë qëndrim e kanë shprehur sa e sa herë, duke e goditur luftën e UÇK-së dhe duke trajtuar çdo vrasje të një serbi apo të një shqipfolësi në shërbim të regjimit të Milosheviqit, si krim lufte. Krim lufte, sipas EULEX-it paska qenë edhe vrasja e komandantëve të policisë serbe të cilët dhunonin femra të pambrojtura shqiptare dhe u vrisnin e iu masakronin  fëmijët para syve të tyre. Krim lufte paska qenë  likuidimi i një banditi shqipfolës, oficer i MUP-it serb që ka luftuar në ballë të forcave masakruese serbe. Krim lufte paska qenë rrahja e një majmuni shqipfolës, i cili u kishte trafikuar femra shqiptare policëve serbe, para dhe gjatë luftës. Krime lufte sipas EULEX-it trajtohen madje edhe disa nga ndalimet e politikanëve pacifistë, që kishin ardhur në Drenicë, në verë e në vjeshtë të vitit 1998, për të na bindur se lufta paska marrë fund dhe nuk paskemi për se të luftojmë më tej, sepse nuk ia dalim dot me Serbinë.


 


Veprimet e tilla kundër UÇK-së nga EULEX-i kanë për qëllim thellimin e hendekut mes shqiptarëve liridashës dhe atyre pacifistë, duke i mbështetur pacifistët, duke i paraqitur si viktima, me qëllim që ata të fitojnë në zgjedhje dhe ta marrin drejtimin e shtetit të Kosovës. Kjo është edhe arsyeja pse LDK-ja dhe disa parti të tjera  nuk janë deklaruar kundër veprimeve antishqiptare të EULEX-it, mision i cili i ka vënë vetes për detyrë jo vendosjen e sundimin e ligjit, por diskreditimin e luftës çlirimtare, jo luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar, por ndëshkimin e shqiptarëve liridashës, sepse ata paskan vrarë kriminelë serbë gjatë luftës. Këto pretendime të EULEX-it, kanë gjetur shesh te një pjesë e njerëzve tanë, meqë kundërshtarët e luftës, ata që kishin ikur dhe e kishin lënë atdheun në zjarr dhe në katrahurën e luftës, sot ndihen  fitimtarë, meqë në këtë mënyrë, me përkrahjen e EULEX-it, ata  po i vjelin frytet e fitores mbi gjakun e derdhur për liri e pavarësi.


Mjerisht edhe një klasë politikanësh me prejardhje nga lufta por tregohet indolente në këtë drejtim, me faktin se ka përfituar favore të panumërta dhe ka arritur luksin e nivelit evropian.


 


UNMIKU dhe EULEX-i në fushatat kundër UÇK-së kanë pasur dhe kanë për qëllim diskreditimin e kreut të luftës, duke i akuzuar për krime lufte, ata eprorë dhe ushtarë që e kanë mbrojtur popullatën civile nga shfarosja dhe të cilët, ashtu sikur ndodh kudo në luftë,  kanë ndaluar e arrestuar edhe bashkëpunëtorë të regjimit kriminal, okupator. Është tmerrësisht antinjerëzore ta akuzosh një epror të UÇK-së pse paska  keqtrajtuar një civil shqipfolës, apo një serb gjatë luftës, apo pse paska vrarë një oficer kriminel, dhe të anashkalohen, të mbesin pa u ndëshkuar mijëra  kriminelë  serbë që kanë vrarë dhjetëra mijëra shqiptarë, kanë dhunuar mijëra femra shqiptare, kanë vrarë më shumë  800 fëmijë të mitur nën moshën 12-vjeçare.


 


Arrestimi i kreut të luftës në Drenicë, arrestimi i kreut të luftës së Zonës Operative të Pashtrikut, të Llapit, të Dukagjinit, dhe sa e sa arrestime e dënime që ka ndërmarrë deri tani EULEX-i, paralajmërimi edhe për arrestimin e 100 rasteve të tjera, gjoja për krime lufte, nuk janë arrestime virtuale por janë sulm direkt kundër çlirimtarëve, kundër familjeve të tyre, kundër tërë gjakut të derdhur për liri, kundër vlertave morale e kombëtare të shqiptarëve.


Nëse EULEX-ia ia del që ta penalizojë luftën e UÇK-së, pavarësisht  mungesës së fakteve, sepse në gjykimet e montuara politike, më së paku kërkohen fakte, atëherë edhe rikthimi i sovranitetit të Serbisë mbi Kosovën bëhet shumë më i lehtë, pasi që Brukseli zyrtar synim primar ka pikërisht mbetjen e Kosovës nën Serbi, në mënyrë që këtë shtet ta inkuadrojë brenda strukturave të veta.


 


Pikërisht për këtë arsye veteranët e luftës së UÇK-së janë mobilizuar me qëllim për të demonstruar të vërtetën e tyre të pamohueshme për pastërtinë e luftës çlirimtare, për ruajtjen e vlerave të fisnikëruara të kësaj lufte, të cilën e kanë përkrahur dhe e kanë  ndihmuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe dhe shumë nga shtetet përparimtare e demokratike të botës.


 


Mobilizimi i veteranëve dhe paralajmërimi i protestave në mbrojtje vendimtare  të kreut të luftës, bëri që Gjykata themelore të zbusë masën e arrestit për 7 eprorët e UÇK-së, në mesin e tyre të  komandantit të saj, por kjo nuk do të thotë se është zbutur qëndrimi antishqiptar i EULEX-it, i Beogradit apo i Kremlinit, ndaj luftës së UÇK-së dhe pavarësisë së Kosovës. Veteranët duhet të jenë të vetëdijshëm se masa e arrestit shtëpiak, pavarësisht se pranohet më lehtë nga të pandehurit, nuk nënkupton dyshim në ngritje të akuzës, por bëhet me qëllim për ta “blerë” qetësinë momentale. E keqja e kësaj mase ligjore mbart me vete rrezikun për demobilizim dhe stërkeqen e protestave. Nuk duhet të lejojmë të biem në grackë të ngrehinave hipokrite dhe antishqiptare të EULEX-it, i cili duhet të largohet nga Kosova apo duhet të detyrohet të largohet nga Kosova, me çdo çmim, ashtu  sikur janë dëbuar të gjithë pushtuesit e sundimtarët e deritanishëm.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …