Ramadan Bozhlani: Politikanët tanë e kanë fuqinë t’i zgjojnë edhe të vdekurit nga varri në ditën e zgjedhjeve

Nëntori si muaj historik rezervon manifestimin e lavdisë dhe triumfit shqiptar.

Në këtë vit, ky muaj në ditën e tretë promovon edhe kurorat e besimit politik në mbarë komunat e Kosovës, të cilave i paraprin një garë rivalizuese me fjalime, debate, shprehje, pikëpamje, parime, teori, ide, kritika, platforma, justifikime, akuza, fyerje, sharje, gënjeshtra, mashtrime, betime, lavdata, mburrje, patriotizëm, atdhedashuri, heroizma, duartrokitje dhe klithje entuziaste deri në shkumëzim.

Sikur kjo garë të rezultonte me lider që e përligjin shprehjen e Maksim Gorkut, në të cilën kam gjetur prehje, meditim dhe kuptim të definicionit se si duhet të jetë një lider moralisht i përgjegjëshëm:

“ Unë jam bota,  bota është populli. Çdo njeri është një qelizë e organizmit tim. Po ta rrahin atë, mua më dhemb, po ta fyejn më therr në shpirt, prandaj dua të hakmerrem.”

 

 Politika për popullin tonë është shndërruar në gogol, prandaj shpresa është minimizuar. Shumë veta gjetën prehje në veprimtarin politike, pa përfillur kriteret morale dhe profesionale. Shumë politikan e përdorën veprimtarin politike si shkop magjik për t’u pasuruar, korruptuar, abuzuar, përvetësuar, shantazhuar, mashtruar, ndëshkuar dhe privuar të tjerët nga e drejta e tyre legjitime. Përmes politikës shtetet e tjera avancuan proceset, ndërsa tek ne tregoj efekt të kundërt e gjunjëzoj dhe e mjeroj popullin. Shpresuam aq fort, se njëherë e përgjithmonë përfundoj vuajtja e këtij populli, por, jo edhe pas shtetbërjes vazhdojmë të luftojmë për ekzistencë, të mbesim pa shtëpia, pa kujdesie shëndetësore e pa shumë çka që ka të bëje me gjërat elementare. Fatkeqësisht vendi ynë është shndërruar në një krize të thellë morale, kulturore, sociale, politike e të papunësisë kronike që duket se rrënjët i kanë kredhur në shekuj.

  I zhgënjyer dhe i hamendur populli, vazhdon të klith në formë të pyetjes, a ka mbetur ndonjë njeri që ka mëshirë për ne?

 Populli, duhet të jetë i vetëdijshëm dhe ka përgjegjësi që me votën e tij t’i ndëshkon ata që abuzuan dhe në këtë mënyrë të krijon traditën e ndëshkimit, e jo të bjen në grack të atyre që brenda katër viteve për hirë të oreksit personal shkelën mbi interesat e tij.

  Një shprehje të fuqishme të ambasadorit të çështjes shqiptare, Ismail Kadares e kam hasur te libri i tij Kështjella:  “ Ju që do të jetoni më vonë në ketë truall, do ta kuptoni që ne nuk e patëm lehtë të ngrihemi kundër përbindëshit më të madh të kohës ,dhe me sa duket ne nuk do të kemi kohë t’ju ndërtojmë kështjella dhe monumente madhështore, siç i kanë të tjerët ,por, në vend të tyre ju lëmë këta gur të rënd dhe të lagur nga ky shi i vjeshtës“

  Përmes kësaj fraze kuptojmë klithjet e të parëve tanë, që nëpërmjet shekujve na kërkojnë falje, që nuk na lanë gjëra madheshtore, por i rezistuan dhe e luftuan armikun i cili kishte qëllim gllabrimin e trojeve shqiptare, dhe shuarje e gjuhës shqipe.

A thua, këta të sotit çka do t’ju thonë atyre që do të vijnë me vonë?!

   Po sa i shikon listat e atyre që pretendojn të marrin fatin e qytetarëve në dorë, të vjen të klithësh dhe të tmerrohesh. O Zot, ç’është ky apetit i paarsyshëm i shqipëtarëve? E kanë parasysh ç’është politika? E kanë parasysh ç’përgaditje akademike kërkon ajo? Në kete vend siç duket drejtesia dënohet dhe padrejtsia shpërblehet, pështyhet zgjuarsija dhe i brohoritet injorancës, dhe frigacaku  vlersohet si hero dhe heroit i  injorohet heroizmi.

  Gjithë andej ngriten podiume, madhërishëm ngjiten shkallëve të tyre, të krehur dhe të veshur me eleganc, në duar shtrëngojn disa fleta, duke u kujdesur  që mos të ja rrëmbej era, se gojë kyqyr nuk qëndrohet përballë popullit, simpatizantëve, militantëve dhe kamerave, duhet t’i bindin që të ulen në ato karriga luksoze. Disa fillojn të lexojnë me belbëzime, disa pa i respektuar rregullat e pikësimit, disa e kanë mësuar përmendsh, e disa mezi arrin t’i theksojnë  termat e huazuar, ku edhe shpeshherë u japin kuptime të kundërta. Terminologjia politike qoftë e mallkuar sa mundim na shkakton si shqiptim dhe kuptim. Po ama është gjuhë magjike na ngrit në nivelin e njëriut të ditur. Kështu murmurisin disa para se ta zotrojnë podiumin.  U tha ç’u tha duartrokitjet dhe brohoritjet  pasojnë nga ata që janë enkas për këtë punë, që të ngjajnë me tifozët pasionant të sporteve.

Pastaj në skenë thirrën emrat e këngëtareve më joshëse dhe atëherë kuptohet që shumica e masës qenkan ardhur për t’u zbavitur.

Të çliruar ndjehen nga pesha e podiumit, por fytyrat i kanë të zbehura, ndjehen të shqetësuar dhe të brengosur se çfarë mund të ndodh me fatin e tyre? Do të ju vazhdohet mandati? Do të ju realizohet ëndrra politike? Do të ju vazhdojnë apo do të kenë privilegje politike? Më të shqetësuar ndjehen ata që ishin në pushtet, ndërsa më me shpresë ndjehen atë që qëndruan në opozitë, duke i marrë parasysh ankesat dhe vuajtjet e bashkëqytetarëve.

Mburrja dhe krenaria nuk kanë të ndalur nga ata që ishin në krye të administrimit të komunave.  Nga fjalimet e tyre ndjehesh i impresionuar, i frymëzuar dhe optimist për jetën, dhe të bëjnë të flasësh me vete. Sa të marrë që qenkemi, si nuk jemi të vetëdijshëm në cilin qytet po jetojmë. Sa mundësi për një jetë më të dinjitetshme. Ju qenkeni vërtet heronjët e qytetit dhe të fshatrave. Fajet i paskemi ne që nuk dim tjetër përpos të vuajmë. Ne shqiptarët vetëm duke vuajtur dhe duke kritikuar dimë të jetojmë.

Hipnotizimi nuk zgjatë shumë, vetëm sa të largohesh disa metra nga ta dhe të përballësh me fytyrat e përvuajtura të qytetarëve dhe të fshatarëve.

Bisedat atë i fillojnë duke të rrëfyer për hallet, mjerimet dhe vuajtjet e tyre. Kërkojmë punë por nuk gjejmë, me veresie jetojmë, sëmundja plagët çdo ditë po na thellon, ilaqët janë të shtrenjëta, fëmijët nuk kemi mundësi t’i arsimojmë më tutje dhe nuk kanë të ndalura vuatjet e qytetarëve dhe të fshatarëve sikurse lavdet e atyre që na qeverisen për katër vite.

Të vjen ndër mend poezia e Migjenit:

 

0, si nuk kam një grusht të fortë

t’i bij mu në zemër malit që s’bëzanë,

ta dij dhe ai se ç’domethanë i dobët –

n’agoni të përdihet si vigan i vramë.

 

Skandalet e qeverisjes vetëm sa thellohen kur bisedon me qytetarët. Ja se si tentojnë qeveritarët lokal t’i ndëshkojnë qytetarët të cilët nuk i votojnë atë, ose janë kundër tyre. I privojnë nga asfaltimi i lagjës dhe i privojnë nga punësimi. Po u fut në listën e kuqe ndokush vaj halli për të dhe familje e tij.

Një qytetarë më patë treguar, një person nga partia që e qeverisë komunën ju kishte referuar duke i thënë: nëse dëshironi që rrugën tuaj ta keni të asfaltuar dhe dy persona nga familja e juaj të punësohen atëher votojeni partinë tonë.  Dhe qytetari i ndershëm nuk kishte dëshiruar që vota e tij dhe e familjes të kushtëzohet dhe ju kishte përgjigjur: kurrë s’do ta votoj partinë tuaj.

Pastaj e kam takuar një burrë i cili ishte afërsisht dyzetvjeçar, i rraskapitur nga rropatja  dhe i cili vazhdimisht e nxirrte listën dhe i numëronte personat që i kishte shënuar me emër dhe mbiemër si dhe numërat e letërnjoftimit. Ai më tha: 100 votues po i bëra në favor të partisë e sigurova vendin e punës, nëse nuk më gënjejnë.

Një tjetër më patë rrëfyer: kur shkova për të votuar, e vrejta se edhe gjyshi im i vdekur kishte votuar. Ju drejtova zonjushës, që sa kohë votoj ky person? Ajo më tha afërsisht gjysmë ore? Zonjushë, por ai ka katër vite që ka vdekur. Ai as për së gjalli nuk ka dëshiruar të votojë. Dhe i shkreti djalë nga kurreshtja shkon ta vizitojë varrin e tij, por atje nuk pa  asnjë shenjë që ishte zgjuar nga varri.

Dhe siç duket ne i kemi politikanët aq ëngjëllore sa që depërtojnë përtej varrit dhe i bindin të ringjallen të vdekurit vetëm sa për të ja marrë votën e tyre, dhe pastaj për katër vjet të tjera i lënë të qetë në amshim. Ndërsa, nga të vdekurit ka që ikën para kohe në amshim, për shkak mungesës së kujdesit shëndëtsor. Por, ja politikanët tanë e kanë fuqinë t’i zgjojnë edhe të vdekurit nga varri në ditën e zgjedhjeve.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …