Kryetari Hashim Thaçi, Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti, qartësuan situatën që ndërlidhet me dialogun e Brukselit

Kryetari Hashim Thaçi, Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti, qartësuan situatën që ndërlidhet me dialogun e Brukselit

Takimi i kryetarit, Hashim Thaçi dhe bashkëdrejtuesve të Ekipit negociator të Kosovës në dialog me Serbinë, Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti, ka qartësuar situatën që ndërlidhet me dialogun në Bruksel. Kryetari  Thaçi ka deklaruar se Ekipit negociator i është dorëzuar një “dokument informues”, i cili përfshinë çështje specifike të diskutuara në kuadër të fazë përfundimtare të dialogut. Në anën tjetër, zyrtarët e Ekipit negociator kanë theksuar se kanë marrë një “raport të presidencës për Delegacionin shtetëror”, që “nuk është dokumentacion, i cili është dakorduar apo është diskutuar me Brukselin”. Ata gjithashtu kanë theksuar se “kryetari  i Kosovës i ka siguruar ata se nuk ka asnjë draft zyrtar të dakorduar qoftë me Brukselin, qoftë me Serbinë, në lidhje me procesin e ardhshëm të dialogut në Bruksel” dhe se “duhet të fillohet nga zeroja, për ndërtimin e bashkëbisedimit të temave”.

Kontrolloni gjithashtu

Zyra e Bashkimit Evropian e lanëson Programin e BE-së për sektorin e drejtësisë në Republikën e Kosovës

Knut Abraham: Kosova me shumicë votash i ka përmbushur të gjitha standardet për t’u bërë anëtare e Këshillit të Evropës

Këshilli i Europës festoi 75 vjetorin e themelimit dhe deputeti i Bundestagut, Knut Abraham konkludoi …