MINISTRI BYTYQI PRITI NJË DELEGACION NGA KOREA E JUGUT

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka pritur një delegacion nga Korea e Jugut, me të cilët ka biseduar për bashkëpunim në fushën e arsimit.

Në këtë takim u bisedua për bashkëpunim të ndërsjellë mes dy vendeve për ta mbështetur arsimimin e të rinjve, si dhe të ofrojnë mbështetje të aktiviteteve të rinisë.

Ministri Bytyqi ka falënderuar mysafirët për punën dhe përkushtimin e tyre që të ofrojnë mbështetje për rininë në Kosovë, ndërsa shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar në mënyrë që të rinjve t’iu krijohen sa më shumë mundësi për t’u arsimuar dhe për t’u zhvilluar.

Kontrolloni gjithashtu

U përkujtua dëshmori Kemajl Azizi

Në 27-vjetorin e rënies heroike të dëshmorit të kombit, Kemajl Azizi, Kryetari i Komunës së …