Ministri Bytyqi priti themeluesin e Fondit Kosovaro-Amerikan për edukim (KAEF)

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, priti themeluesin e Fondit Kosovaro-Amerikan për Edukim (KAEF), Dale Pfeiffer, të shoqëruar nga bashkëudhëheqësja e bordit, Jeta Zagragja dhe udhëheqësi i ish bursistëve të KAEF-it, Blendrit Elezaj. Në këtë takim është biseduar rreth mundësisë së përkrahjes së KAEF-it, fond i cili parashihet të jetë një fond krejtësisht i pavarur nga buxheti i shtetit dhe do të shfrytëzohet për nevojat më të theksuara në sistemin e arsimit. Ministri Bytyqi e vlerësoi si shumë të rëndësishëm këtë fond dhe theksoi gatishmërinë që MAShT ta përkrahë vazhdimisht këtë program dhe programe të tilla, të cilat ndihmojnë në përmirësimin e cilësisë në arsim, që është edhe synim i Ministrisë.

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Politikë dhe Financa ka mbajtur mbledhjen e rregullt

Këtë të mërkurë Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt Xhavit Zariqi, ka mbajtur mbledhjën …