Arton Musliu

Arton Musliu: Platforma që (s’) na duhet

Për herë të parë në historinë e shteteve moderne, Kosova nga një spektatore që ishte para luftës çlirimtare, u shndërrua në një aktore dhe faktore pas saj.  Deri atëherë ishte veçse objekt diskutimi, jo edhe subjekt siç është tani.  Shteti i Kosovës si një produkt normal i të drejtës së popujve për vetëvendosje është refleksion i dinamikave të reja në të drejtën dhe marrëdhëniet ndërkombëtare. Njohja e shtetësisë së Kosovës nga njëqind e pesëmbëdhjetë shtete gjithandej botës në mesin e të cilave janë edhe shumica e Fuqive të Mëdha, e shoqëruar nga Mendimi i GJND- së përkitazi me legjitimitetin e deklaratës së pavarësisë dhe anëtarësimi i saj në shumë organizma e organizata regjionale, europiane e ndërkombëtare, si dhe orientimi  konsistent pro perëndimor dhe euro atlantik janë pre kondita të qëndrueshme të cilat tregojnë se subjektiviteti ndërkombëtar i Kosovës është i pakthyeshëm, i pathyeshëm dhe në funksion të paqes dhe stabilitetit.

Procesi në të cilin tashmë ka hyrë Kosova shënon një fazë të re politike që duhet të finalizohet përmes Marrëveshjes së Paqës apo Normalizimit me Serbinë, e cila në planin e brendshëm doemos duhet të siguroj ruajtjen dhe mbrojtjen e pavarësisë dhe integritetit territorial shtetëror, funksionimin e brendshëm unitar të saj, shfrytëzimin e resurseve natyrore dhe ekonomike të vendit pa pengesa dhe rezerva, sikundër që në planin e jashtëm duhet të  siguroj njohje nga Serbia, përspektivë të qartë për rrugën e Kosovës për anëtarësim në OKB, BE dhe NATO si dhe rrespektimin e reciprok të të drejtave të minoritetit serb në Kosovë dhe atij shqiptar në Serbi, sipas standardeve dhe dokumenteve juridiko- pozitive të së drejtës ndërkombëtare që kan të bëjnë me këto entitete.

Është e qartë që nga ky proces përfiton edhe Serbia e cila ka statusin e shtetit kandidat për anëtarësim në BE. Prandaj, Kosova nuk duhet të lëkundët nga synimet strategjike për t’u bërë anëtare me të drejta të plota në organizatën më të madhe formale në botë, OKB. Natyrisht është shumë e rëndësishme, madje e domosdoshme, që marrëveshja finale, e cila në bazë të së drejtës ndërkombëtare duhet të jetë obligative për të dyja palët, të përmban dispozita të qarta për obligimet e Serbisë për të mos e penguar Kosovën në rrugën e saj kah OKB dhe BE, dhe institucionet e agjencitë tjera ndërkombëtare në të cilat Kosova ka synim dhe interes për t’u anëtarësuar. Natyrisht për anëtarësimin e Kosovës në OKB nevojitet edhe pajtimi i Rusisë, gjë që imponon implikimin e saj në dialog. Të gjithë ata të clët mendojnë se një gjë e tillë mund të evitohet, gabojnë. Për të gjitha këto çeshtje të lartëpërmendura, dhe të tjera, Delegacioni Shtetëror ka hartuar Platformën për Dialogun me Serbinë, e cila shikuar nga pikëvështrimi profesional është e mangët, ndërkohë që politikisht është e paqartë dhe jo e plotë. Sidoqoftë, unë këtë radhë do të fokusohem vetëm në këto tri, siç i kam quajtur, huqje të Delegacionit Shtetëror.

Hyqja e parë profesionale e Delegacionit Shtetëror ka të bëj me kategorizimin dhe cilësimin e Opinionit Këshilldhënës të GJND- së përkitazi me Deklaratën për Pavarësi të Kosovës. Delegacioni Shtetëror krejt në mënyrë diletante , në pikën 1 të Platformës, ndër të tjera, thekson se “Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë konfirmoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës ishte në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”. Për të qenë konkret, ja çka thotë konkluzioni i Opinionit Këshilldhënës të GJND- së (neni 122) për këtë çështje “Gjykata konkludon se shpallja e pavarësisë së shtatëmbëdhjetë shkurtit 2008, nuk cënon të drejtën e përgjithshme ndërkombëtare….”. E pra, e drejta ndërkombëtare nuk ka ndonjë mekanizëm, as edhe ndonjë normë, rregull, konventë, deklaratë, rezolutë apo çfarëdo dokumenti tjetër pozitiv e cila rregullon, saktëson, sanksionon menyrën e shpalljes së pavarësisë së ndonjë entiteti. Nuk mund të jetë një proces, rrespektivisht akt, në përputhje me diçka përderisa nuk ka një udhërrëfyes paraprak që rregullon atë proces apo akt të tillë.  Nga pikvështrimi profesional, Kosova është etablu në skenën ndërkombëtare si shtet duke qenë se lindja e saj nuk ka qenë në kundërshtim me normat e përgjithshme të së drejtës ndërkombëtare, Jus Cogens,  dhe si rezultat i ndikimit të së drejtës ndërkombëtare bashkëkohore në përgjithësi, e të drejtës së popujve për vetëvendosje dhe njohjeve në veçanti.

Hyqja e dytë ndërlidhet me Parimin 6 të Platformës, permes së cilit sovraniteti dhe integriteti territorial i shtetit interpretohet (diktohet) në mënyrë dogmatike, ashtu siç është në Kushtetutën tonë. Kësisoji, si e tillë ajo në këtë pikë, për mendimin tim është qesharake, përveç se e interpretuar (shkruar) në mënyrë puro dogmatike. Zhvillimet ndërkombëtare përkitazi me sovranitetin dhe integritetin territorial, si dy parime fundamentale të së së drejtës ndërkombëtare, por edhe si shtylla kryesore të një shteti, në pjesën e dytë të shekullit njëzet dhe fillim të shekullit njëzet e një kan argumentuar se sovraniteti dhe integriteti territorial i shteteve është relativizu në masë të konsiderueshme. Sovraniteti është relativizu sepse tanimë nuk është a condition sine qua non për bërjen e shtetësisë, ndërkaq integriteti territorial tashmë nuk është i pa prekshëm si rezultat i impaktit të së drejtës ndërkombëtare humanitare. Sovraniteti në fillesat e tij ka qenë absolut, summa potestas, dhe ka nënkuptuar pushtetin absolut të mbretit në terma bodinian dhe hobsian. Kësisoji, Hent Kalmo, thotë se sovraniteti manifestohet nëpërmjet liminalitetit. Si i tillë ky liminalitet shprehet nëpërmjet faktimit të së drejtës, pra zbatimit të kontrollit shtetëror ashtu siç parashihet në normat ligjore, dhe legalizimit të fakteve e që nënkupton sanskionimin e gjendjes sovrane nëpërmjet akteve juridike. Shikuar përgjithësisht, është vështirë të formulohet një definicion i asaj se çka nënkupton sovraniteti duke qenë se ai në mënyrë të vazhdueshme i nënshtrohet dinamikave dhe rrethanave konkrete.

Megjithatë, shumica e autorëve të së drejtës pajtohen se sovraniteti para së gjithash nënkupton autoritetin legjitim. Dhe, kjo është pika kyçe e fillimit të transformimit të nocionit dhe konceptit të sovranitetit. Legjitimiteti. Përderisa sovraniteti vestfalian/vatelian ka qenë karakteristikë e rendeve botërore duke filluar nga Paqa e Vestfalisë, për të vazhdu me Koncertin e Vjenës dhe Luftën e Parë Botërore, përfundimi i Luftës së Dytë Botërore ka bërë që sovraniteti të relativizohet dhe të transformohet në mënyrë radikale. Ky evoluim manifestohet nëpërmjet formimit të një numri të madh të shteteve që nga Lufta e Dytë Botërore e këndej, një numër i konsiderueshëm i të cilëve në momentin e shpalljes së pavarësisë së tyre rrespektive nuk plotësonin kriterin kryesor tradicional të shtetësisë, e që është qeveria efektive rrespektivisht sovraniteti. Bangladeshi, Kroacia, Gjeorgjia dhe Moldavia sipas të drejtës ndërkombëtare tradicionale nuk ishin shtete as në kohën e proklamimit të pavarësisë të tyre e as në kohën e njohjes së tyre. Edhe Kosova mund të thuhet se ka pasur vështirësi të konsiderueshme në këtë drejtim por që njohjet që ka marrë dhe kriteret liberale të shtetësisë që ka plotësuar, kan bërë që ajo të konfirmohet si shtet me subjektivitet të plotë ndërkombëtar. Shprehur në mënyrë koncize, sovraniteti vestfalian, rrespektivisht qeveria efektive, rrespektivisht kontrolli i plotë i territorit nuk është a condition sine qua non për bërjen e shtetësisë

Në anën tjetër, integriteti territorial, i cili në Platformë gabimisht nuk pasohet nga “pavarësia politike”, nuk presupozon asnjëherë përcaktimin e qartë, apo demarkimin kufitar ndërmjet dy shteteteve. Thjesht, integriteti territorial është nukleusi tokë në të cilën një shtet ushtron efektivitet. Mos definimi i sakt i kufijve të jashtëm të një shteti nuk e vë në rrezik asnjëherë subjektivitetin ndërkombëtar të atij shteti. Praktika ndërkombëtare na tregon se Shqipëria e vitit 1912 dhe 1913 edhe përkundër faktit se nuk kishte definuar kufijtë e saj të jashtëm ishte njohur si shtet me subjektivitet ndërkombëtar. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Izraelin e vitit 1948 definimi i kufijve të të cilit ishte sfidë ende më e madhe. Prandaj, formulimi i Platformës se “sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i pacënueshëm, i patjetërsueshëm dhe i pandashëm…”, është jo kuptimplotë dhe  tejet dogmatik. Si mund të cënohet integriteti territorial i një shteti?  Për çfarë cënimi të integritetit territorial po frikësohemi? A është fjala për ndonjë invazion nga jashtë apo për diçka që mund të del si rezultat i dialogut me Serbinë? Me siguri se bëhet fjalë për këtë të fundit. Dhe, meqenëse bëhet fjalë për këtë të fundit, atëherë të gjithë duhet ti kemi paraysh dy gjëra esenciale:

  1. Integriteti territorial nuk mund të cënohet nga një dokument i cili rrjedhë nga Marrëveshja Finale me Serbinë, duke qenë se ai është produkt i institucioneve tona kushtetuese. Në rast se flitet për “cënim të integritetit territorial” të Kosovës nga vet ne atëherë kjo bie në domenin e veprës penale të tradhtisë kombëtare, e paraparë me Kodin Penal të Kosovës. Por, duke qenë se marrëveshja finale me Serbinë do të ratifikohet me votat e 2/3 e deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe do të legjitimohet nëpërmjet referendumit (meqenëse edhe çështja e referendumit me Platformë nuk është e rregulluar siç duket , sepse nuk e dijmë nëse ai do të jetë obligativ), atëherë gjasat që dikush të bëj tradhti kombëtare janë minimale, për të mos thënë nuk ekzistojnë fare.
  1. Cënimi i integritetit territorial në të drejtën ndërkombetare nënkupton përdorimin e forcës së një shteti kundër territorit të një shteti tjetër.

Huqja e tretë ka të bëj me cilësimin e luftës së Serbisë në Kosovë.  Si është e mundur që gjenocidi dhe krimet kundër njerëzimit, si dy veprat më të rënda në të drejtën ndërkombëtare penale, të cilat Serbia i ka ushtruar mbi popullsinë civile shqiptare të Kosovës gjatë viteve 1998-1999, e të cilat nuk parashkruhen kurrë, të mos përmenden në Platformën tonë Shtetërore?

Përfundimisht, situata e re e krijuar në Kosovë me rastin e fillimit të fazës finale për arritjen e marrëveshjes mbi normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë është situatë e re e cila duhet shikuar nga pikëvështrimi i dinamikave të reja të rendit aktual botëror, nga konfiguracioni i forcave ndërkombëtare dhe gjithsesi nga potenciali ynë i përgjithshëm shtetëror dhe kombëtar. Parimisht çdo marrëveshje për ridefinim të kufijve është e pranueshme nëse për të merren vesh dy shtete të pavarurua dhe nëse ai ridefinim bëhet në mënyrë paqësore. Por, para kësaj ne duhet të kemi një Platformë Shtetërore politikisht më kredibile dhe profesionalisht më të qëndrueshme.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …