Agim Çeku është i pakënaqur me zvarritjen e procesit të transformimit të FSK-së në FAK

Ish-ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku është shprehur i  pakënaqur me zvarritjen e procesit të  transformimit të kësaj force në Forca të Armatosura. Ai i ka quajtur të pakuptimta vonesat që po ndodhin në këtë proces, pasi për forcën e re thotë se janë përfunduar projekti, plani afatshkurtër, plano afatgjatë dhe struktura. Çeku i ka bërë thirrje Qeverisë që këtë çështje ta bëjë prioritet, meqë shteti ka nevojë për ushtri. Ai ka thënë se është optimist që këtë vit Kosova do të bëhet me Forcë të Armatosur. Nëse brenda këtij viti nuk ndodh transformimi i FSK-së, Qeveria nuk do të ketë asnjë justifikim, ka thënë Çeku.

Kontrolloni gjithashtu

Rexhep Selimi

Rexhep Selimi dënohet me 13 vjet burgim nga Gjykata Speciale në Hagë

Gjykata Speciale në Hagë ka dënuar me 13 vjet burgim ish-kreun e Ushtrisë Çlirimtare të …