Kryekuvendari Veseli bisedoi me ambasadorët: Angelia Viets, Maryse Daviet e Andera Ferrarese

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, sot zhvilloi takime me ambasadoren e Gjermanisë në Kosovë, Angelika Viets, ambasadoren e Francës, Maryse Daviet dhe ambasadorin e Italisë, Andreas Ferrarese.  Në këto takime u bisedua për gjendjen aktuale në vend, me theks të veçantë në zhvillimet e deritanishme në Kuvendin e Kosovës dhe vazhdimin e punës në sesionin pranveror parlamentar.  Ambasadorët shprehen shqetësimet e qeverive të tyre përkatëse për këto zhvillime, duke theksuar se pamjet e dhunshme në Kuvendin e Kosovës janë të papranueshme dhe të dhimbshme, me efekte të dëmshme, jo vetëm për funksionimin demokratik të institucioneve, por edhe për proceset integruese të Kosovës, në radhë të parë, procesin e liberalizimit të vizave.

Kryekuvendari, Veseli, duke vlerësuar qasjen aktive të ambasadorëve në raport me situatën e krijuar, theksoi se fokusin e ka në përpjekjet që të krijohet një hapësirë për komunikim dhe dialog politik mes palëve, në funksion të tejkalimit të gjendjes së krijuar. Në takime u bisedua edhe për procesin e zgjedhjes së kryetarit  të Kosovës. Ambasadorët theksuan nevojën që ky proces të jetë në përputhje me kriteret dhe afatet ligjore, ndërsa kryetari Veseli nga ana e tij premtoi se ky proces do të zhvillohet duke respektuar në përpikëri të plotë Kushtetutën e Republikës së Kosovës, procedurat ligjore dhe transparencën demokratike.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës po paralajmërojnë grevë

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar grevë nëse deri në fund të shkurtit …