Jeton Kuçi: Sot më të dashurit tanë, martirë e dëshmorë, i përkujtojmë me dhembje e krenari të ligjshme

Jeton Kuçi: Sot më të dashurit tanë, martirë e dëshmorë, i përkujtojmë me dhembje e krenari të ligjshme

(Fjala e mbajtur , në Kaçanik, në 20-vjetorin e rënies së dëshmorëve dhe martirëve, më 24 mars 1999)

Të nderuar familjarë të dëshmorëve dhe martirëve

Të nderuar të pranishëm

Jemi takuar sot këtu, në nderim dhe respekt për më të dashurit tanë, të cilët 20 vjet më parë dhunshëm dhe në mënyrë barbare  i ndau nga jeta pushtuesi serb.

Sot më të dashurit tanë i kujtojmë me dhembje e krenari, me dhembje sepse  fizikisht nuk i kemi më në mesin tonë, por i ruajmë kujtimet më të mira, më të dashura e më të çmuara për ta.

I kujtojmë me krenari,  sepse rezistenca shekullore dhe gjaku i tyre na solli këtë liri, të cilën e gëzojmë sot, ne pasardhësit e tyre dhe do ta gëzojnë nëpër shekuj të gjithë shqiptarët, që kanë jetuar dhe do të jetojnë në trojet e tyre, në vendet tona malore ku kemi  jetuar gjatë shekujve.

Kotlina jonë e dashur u bë therore lirie, në një datë të rëndësishme të historisë sonë më të re, duke shënuar  një kapitull të qëndresës, heroizmit dhe të martirizimit.

Përgatitja për krim e forcave serbe kishte filluar në orën shtatë e gjysmë të mëngjesit, të mërkurën me 24 Mars 1999. Kjo ishte një befasi e tmerrshme. Ata që kishin mbetur në Kotlinë ishin tmerruar kur ushtria serbe kishin vërshuar fshatin e tyre aq herët me tanket  dhe automjete të blinduara.

Për  dallim  nga  herët  tjera,  kësaj  radhe  në  sulm  ishin  përfshirë  edhe njësitë e forcave speciale. Me  shpejtësi  serbët tubuan   35 burra   duke   i   rrahur   dhe   duke i shqelmuar në të gjitha pjesët e trupit.  Pas një kohe relativisht të shkurtër, pasi dukej se ishin ngopur  me rrahje dhe ofendime të tjera këtë  grumbull  burrash  e  larguan  nga    fshati    në  drejtim  të  pyllit  për  një    gjysmë  kilometri.

Po atë ditë, më 24 mars të vitit 1999, kur forcat serbe kishin treguar fytyrën më barbare kundër tërë një popullate këtu në Kotlinë, por edhe në vend-luftimet e tjera të UÇK-së në Kosovë, po atë natë në orën 20.00 kishin filluar bombardimet e Aleancës Ushtarake Veriatlantike kundër  caqeve ushtarake dhe makinerisë vrastare të regjimit kriminal serb, në krye me kasapin e Ballkanit, Millosheviq.

Atë natë, dhe në vazhdim të 78 ditëve e netëve të tjera do të binte mbi Serbi breshëria e raketave, bombave, të fuqisë më të madhe ushtarake të botës. Atë ditë, sa të jetë Serbia dhe serbët do ta përkujtojnë të veshur në zi, sepse ishin populli ishte shteti i vetëm që ishte dënuar për krimet e gjenocidin që kishin kryer  jo vetëm mbi shqiptarët, por edhe mbi popujt e tjerë jo serbë.

Përderisa Kotlina jonë hyri në historinë tonë më të re  me qëndresë dhe martirizime, Serbia mori njollën më të zezë të turpit e ligësisë njerëzore, për krimet që po kryente kundër popullatës civile shqiptare.

24 marsi është datë e shënuar jo vetëm në historinë tonë më të re të kohës së luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila po luftonte sikur Davidi kundër Golijatit, por ka hyrë edhe si datë me rëndësi  në enciklopeditë e botës, si një datë me rëndësi ndërkombëtare, kur bota e përparuar dhe e qytetëruar i tha stop barbarisë, krimeve e masakrave të një regjimi kriminal, i cili për 10 vjet rresht kishte përgjakur shqiptarët, kroatët dhe boshnjakët.

Regjimi serb me kriminelët e vet  prej qershorit të vitit 1999 nuk janë më në Kosovë, nga ku janë dëbuar përgjithmonë, ndërsa ne jemi këtu në trojet tona shumë herë të përskuqura me gjak, por tani, jetojmë të lirë dhe të pavarur, duke i përkujtuar më të dashurit tanë  dëshmorët e martirët dhe të gjithë ata që gjatë shekujve dhanë jetën për çlirimin e vendit.

Lavdi dëshmorëve e martirëve të kombit!

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …