Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Arsim Bajrami, citohet të ketë thënë se opozita nuk ka të drejtë të thotë se Presidenti duhet të zgjidhet nga populli sepse vazhdimisht e ka kundërshtuar këtë mundësi kur është shtruar si alternativë me rastin e reformës kushtetuese. Sipas tij, duhet ta kuptojnë të gjithë, përfshirë edhe ata që e kundërshtojnë, se nuk ka për momentin zgjidhje më të mira për president sesa Hashim Thaçi. Ai ka tërhequr vërejtjen se nuk mund të bllokohet procesi izgjedhjes së kryetarit të Republikës sepse kështu i bëhet bllokadë shtetit. Bajrami, në cilësinë e nënkryetarit të PDK-së, ka vlerësuar se koalicioni qeverisës nuk do t’i ketë problem numrat për zgjedhjen e Presidentit.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetët pa punë, por me asistentë: 52 kontrata të nënshkruara, paga mbi 700 euro për staf
Pavarësisht se Kuvendi i Kosovës nuk është funksional dhe nuk ka zhvilluar asnjë veprimtari substanciale …