Mbreti jordanez vlerëson përpjekjet e Kosovës kundër ekstremizmit fetar

Mbreti jordanez, Abdullah ka vlerësuar se shtetet e Ballkanit Perëndimor janë “vija e parë mbrojtëse në Evropë nga ekstremizmi fetar’. Në fjalimin e tij në Konferencën Ndërkombëtare të Sigurisë në Mynih të Gjermanisë, mbreti Abdullah e ka cilësuar Kosovën si një vend lider në luftën kundër ekstremizmit fetar. Ai ka vlerësuar  se nuk ka asgjë më të rrezikshme për Evropën, sesa rritja e estremizmit në Ballkan. “Evropa duhet të shtojë ndihmën ndaj shteteve si Bosnja e Hercegovina, Shqipëria dhe Kosova, për të promovuar stabilitet”, cuitohet të ketë deklaruar mbreti jordanez.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës po paralajmërojnë grevë

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar grevë nëse deri në fund të shkurtit …