Gjatë ditës se sotme organizohen aktivitete përkujtimore për nder të Ditës së Dëshmorëve të Prishtinës

Më 18 prill 2019 më një Akademi dhe disa aktivitete përkujtimore do të nderohen dëshmorët e Prishtinës

Nën-kryetrari i Prishtinës, z. Selim Pacolli përmes një postimi në rrjetin social ka bërë të ditur se nën patronatin e Komunës së Prishtinës me 18 prill 2019 organizohen aktivitete përkujtimore për nder të Ditës së Dëshmorëve të Prishtinës. Aktivitetet do të organizohen sipas kësaj agjende. Në orën 10:00 bëhen homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Prishtinë. Në orën 10:30 bëhen nderime tek shtatorja e Zahir Pajazitit. Në orën 10:40 organizohet aktiviteti i dhurimit vullnetar të gjakut në sheshin “Zahir Pajaziti”. Në orën 10:50 bëhen nderime tek shtatorja e heroit Gjergj Kastrioti – Skënderbeu. Në orën 11:00 bëhen homazhe në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në Makoc, Mramor, Prapashticë, Dabishec, Canaj, Barilevë, Rimanishtë, Koliq, Stallovë, Bernicë. Në orën 13:00 mbahet Tubimi Qendror Tradicional Epopeja e UÇK-së në fshatin Marec. Në orën 15:30 bëhen homazhe në Memorialin e Dëshmorëve në fshatin Sharban. Ndërsa në orën 18:00 mbahet Akademi për dëshmorët në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Nëse Kosova ka nevojë për ndryshim në 2024, duhet të shohë drejt PDK-së

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë thirrje për një rishikim …