zamira.hyseni@uni-pr.edu

Ymeri: Krahu policor i medies me shpifje krahu mediatik i policisë me kërcënime e arrestime

Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka reaguar për shkak se  dy ditë para protestës më të madhe në historinë tonë, policia e Kosovës ka arrestuar zëdhënësin e Lëvizjes pa dhënë asnjë sqarim. “Krahu policor i medias ia ka nisur me shpifje të ulëta familjare. Krahu mediatik i policisë ia ka nisur me kërcënime për arrestime fashiste. Dy ditë para protestës më të madhe në historinë tonë, arrestojnë zëdhënësin e VV-së duke dalë nga një emision televiziv, pa dhënë asnjë sqarim. Kjo qeveri policësh, e polici e qeverisë, duan heshtje, ndërkohë që kërcënojnë e arrestojnë për të frikësuar. Shpifin për ne kur nuk duan të zbardhet e vërteta për ta. Janë frikacak, kriminelë e të ligë. Nuk na ndalin dot, se jemi me të drejtën”, ka shkruar Ymeri.

Kontrolloni gjithashtu

Përparim Rama: Kurti më tha “eja me neve, përndryshe projektet do të bllokohen”

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë një deklaratë të fortë duke akuzuar kryeministrin në …