Me 12 maj 2018 në Rogovë të Hasit përkujtohet dëshmori i kombit, Xhafer Shala

Sot përkujtohen dëshmorët që ranë në Radushë të Shkupit më 12 maj të vitit 2010

Me rastin e 9-vjetorit të rënies heroike të dëshmorit të kombit, Xhafer Shala i rënë me datë 12 maj të vitit 2010 në Radushë të Shkupit, organizohet tubim përkujtimor tek Varrezat e Dëshmorëve në Rogovë të Hasit. Tubimi mbahet  sot në orën 12:00 dhe organizohet nën përkujdesjen e OVL-UÇK-së në Has. Nëntë vjet më parë në pritë të policisë sllavomaqedonase, në fshatin Radushë të Shkupit  kanë rënë njëri ndër komandantët e parë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare,  Harun Aliu, pastaj Shaban Zenuni nga Merova e Tetovës, Kemal Mustafa nga Gërçeci i Shkupit dhe Xhafer Shala nga Hasi i Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci thotë se deri tani janë vaksinuar mbi 55 mijë punëtorë të stafit arsimor

Arbërie Nagavci pranon se librat shkollorë kanë kushtuar më shumë këtë vit, por s’jep shifër konkrete

Deputetja dhe ish-ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka pranuar se librat për këtë vit shkollor …