Kryetari i SHVL UÇK-së Daim Hiseni përkujton dëshmorët: Harun Aliu, Xhafer Shala, Shaban Zenuni dhe Qemal Fejzullahu

Nga ky vend, sa fisnik po aq krenar, me besimin në Zot, dëshmoj para teje dhe shokëve të tjerë se puthja e juaj me vdekjen ishte vetëm një rezultat i qëndrimit besnik ndaj betimit të dhënë Për Zot e Atdhe. Ju nuk u pajtuat me padrejtësitë e bëra pas luftës së lavdishme të UÇK-së dhe për asnjë moment nuk qëndruat inferior. Besën që ia kishi dhënë njëri tjetrit, e mbajtët ashtu siç i takon një luftëtari. Arsyeja e vizionit, strategjisë dhe racionalitetit që ju e flisnit atëher, sot po dëshmohet dhe po bëhet edhe më e qartë se kurdoherë.

Vrasja pas shpine në pabesi dhe me tradhti që e ndihmuan edhe shërbimet e huaja, sot po kuptohet qartë se ju keni qenë në rrugën e vërtetë dhe që nuk keni lejuar të bëhen pazare me tokat shqiptare sidhe me anashkalimin e kërkesave të dalura nga lufta të cilat ishin synimi dhe arsyeja e vetme e saj. Ju, komandantë të nderuar: Harun Aliu, Xhafer Shala dhe Shaban Zenuni, Qemal Fejzullahu, jeni dhe mbeteni shembylltyrë e vetme se si duhet ti qëndrohet besnik betimit në Zot, uniformës së luftës, shkabës dykrenare dhe flamurit kombëtar.

Ju i kundërshtuat shokët e tjerë të cilët sot janë bërë pjesë e pushtetit dhe politikbërjes së përbashkët me sllavët, e që turpërohen me emrin UÇK, që në një mënyrë vazhdojn të mendojn si sllavomaqedonët se gjoja UÇK-ja qenkan terroristë.

Ju që sot jeni në botën e vërtetë, për derisa kishi jetën, kurrën e kurrës nuk u pajtuat deri në frymën e fundit me padrejtësitë dhe xhvlersimin e vlerave të luftës bashkë me konventat ndërkombëtare mbi veteranët dhe të drejtat e saj.

Ajo që sot ju dallon nga të tjerët është fakti se ju nuk e deshët pushtetin dhe të mirat e saja në dëm të idealit dhe në dëm të shokëve që heroikisht sakrifikuan jetën e tyre.

Ju, me shumë lehtësi më parë e zgjodhët vdekjen se sa turpin.

Ndërsa kjo na bënë të jemi krenar dhe të mburemi me Ju.

Jemi ballëhapur, kokëlartë dhe faqebardhë kur përmendim emrat e lavdisë së përhershme si Agron Rrahmani, Shkëlzen Haradinaj, Ilir Konushevci, Harun Aliu, Tahir Sinani, Lefter Bicaj, Xhafer Shala, Fadil Nimani, Shaban Zenuni dhe shumë emra të tjerë të shokëve të rënë pvr lirinë e brezit të ri dhe të atyre që do të pasojnë të ndjekin rrugën e amanetit tuaj e cila thot:

Dëshmorët do të prehen të qetë, kur ndër shqiptar kufij të mos ketë.

I përhershëm kujtimi i jetës dhe veprimtarisë atdhetare të dëshmorëve: Harun Aliu, Xhafer Shala, Shaban Zenuni dhe Qemal Fejzullahu.

 

 

L   A  V   D   I

Me respekt,

SHVL UÇK

Daim Hiseni

Kontrolloni gjithashtu

Olaf Scholz

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, u bërë thirrje Kosovës e Serbisë të angazhohen më shumë në normalizimin e marrëdhënieve

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, u bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen më shumë …