Zjarrëvënësit e opozitës kanë hedhur bomba molotov edhe në godinën e Kuvendit

Ambasadori i Austrisë, Sattler, kërkon nga politikanët shqiptarë ta ndalojnë retorikën e dhunës dhe urrejtjes

Ambasadori i Austrisë në Tiranë, Johann Sattler deklaroi sot se “politikanët shqiptarë duhet të ndalojnë retorikën e dhunës dhe urrejtjes, dhe duhet të dialogojë për të kapërcyer krizën”. Ai iu bashkua apelit të përfaqësuesve të tjerë ndërkombëtarë për politikën shqiptare, ndërsa theksoi se “përfaqësuesit ndërkombëtar janë këtu për të ndihmuar, por përgjegjësia është mbi aktorët politikë në vend”. “Qytetarët kanë gjithmonë të drejtë për të protestuar, dhuna është diçka që ne e dënojmë absolutisht. Ka ardhur koha që partitë t’i zgjasin dorën njëra-tjetrës, pas pesë protestave tani është koha për dialog politik. Këtë presin edhe shqiptarët, që të funksionojë dialogu”, tha ai. Sattler iu referua deklaratës të Kishës Katolike në Shqipëri dhe inkurajoi politikanët që ta shikojnë me detaje këtë deklaratë.  “Të ndalojnë retorikën e dhunës dhe urrejtjes, urrejtja sjell vetëm urrejtje. Retorika duhet të ndryshojë. Ashtu sikurse edhe përfaqësuesit ndërkombëtar janë këtu për të ndihmuar, por përgjegjësia është mbi aktorët politikë në vend”, deklaroi ai.

Kontrolloni gjithashtu

Deklaratat e fundit të përfaqësuesve qeveritarë se “nuk mjafton një vit për ndryshimet kushtetuese” janë dëshmi e mungesës së vullnetit politik dhe e dështimit të kësaj qeverie për ta çuar vendin drejt integrimit europian dhe për të respektuar vetë Marrëveshjen e Ohrit. Prej ditës së parë të mandatit, përveç bllokimit të perspektivës evropiane, kjo qeveri dhe partnerët e saj kanë sulmuar themelet e barazisë dhe të Marrëveshjes së Ohrit: • kanë shfuqizuar balancuesin, duke cenuar përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera; • kanë zhvlerësuar Marrëveshjen e Ohrit duke ia dorëzuar implementimin figurave me bindje antishqiptare dhe antiperëndimore, si Ivan Stoillkoviç; • kanë fshirë diasporën nga përfaqësimi politik dhe kanë zvogëluar shqiptarët në përllogaritjet zyrtare; • nuk respektojnë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe kanë zhvlerësuar Inspektoratin e gjuhëve dhe Agjencinë e gjuhëve. Sot, përveç dështimit me ndryshimet kushtetuese, kjo qeveri hap fronte të reja kundër mekanizmave të barazisë si shumica e Badenterit, një nga shtyllat më të forta kushtetuese që garanton stabilitetin ndëretnik, barazinë reale në vend dhe mbron nga majorizimi. Çdo tentativë për ta relativizuar ose rishikuar Badenterin është tentativë për ta kthyer shtetin pas në përjashtim dhe diskriminim. Jemi dëshmitarë se gjithnjë e më shumë po zënë vend ide të rrezikshme, që përfaqësojnë ata që besojnë se shtetet multietnike nuk funksionojnë dhe se duhet ndërtuar shtete etnike. Kjo qasje manifestohet në dy drejtime: përmes goditjeve të Marrëveshjes së Ohrit, që rrënojnë barazinë e brendshme, dhe përmes bllokimit të rrugës europiane, që e izolon vendin dhe e kthen mbrapa. Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet forca politike që ka mbrojtur dhe do të mbrojë Marrëveshjen e Ohrit, kursin euroatlantik të vendit dhe dinjitetin e qytetarëve. Shqiptarët nuk do të lejojnë kthimin e shtetit në padrejtësi dhe përjashtim. Tetori është afër dhe populli do të flasë fuqishëm. Ora e përgjegjësisë politike dhe juridike po afron. Marrëveshja e Ohrit nuk cenohet, barazia nuk negociohet.

Vendim i kontestuar i ministrit Stoilkoviç: Akuza për arbitraritet dhe diskriminim në largimin e pesë shqiptarëve

Vendimi i fundit i ministrit Stoilkoviç për largimin nga puna të pesë punonjësve shqiptarë në …