Kryekuvendari Veseli thotë se do të vazhdojmë ta përkrahim sportin dhe investimet në terrene të mira sportive

Kryekuvendari Veseli thotë se do të vazhdojmë ta përkrahim sportin dhe investimet në terrene të mira sportive

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka uruar të gjithë sportistët për nisjen e realizimit të ëndrrës së gjithë qytetarëve, për ndërtimin e stadiumit kombëtar të futbollit. Kreu i Kuvendit u falënderua nga të gjithë futbollistët e përfaqësueses për mbështetjen e vazhdueshme që u ka dhënë e po u jep atyre. Milot Rashica tha në ceremoninë e prezantimit të stadiumit se lojtarët do ta kthejnë këtë shpërblim  me lojëra të bukura. Ai e falënderoi Kryeparlamentarin Veseli për ndihmën dhe përkrahjen e vazhdueshme që ka dhënë për përfaqësuesen e Kosovës.  Menjëherë pas prezantimit të projektit të stadiumit, Veseli ka shkruar se do të vazhdoj ta përkrah sportin dhe do të vazhdojnë investimet në terrene të mira sportive për rininë e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Time Kadrijaj me akuza të rënda ndaj VV-së: “Sponsorizojnë grupe që sulmojnë UÇK-në dhe luftën”

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka drejtuar akuza të forta ndaj …