Boban Bogdanoviq

Beogradi zyrtar përmes serbëve të manipuluar po kurdis planin e një “katastrofë humanitare” në veri të Kosovës

Në veri të Kosovës, vërehen shitore të boshatisura ku nuk gjenden as artikuj elementarë me prejardhje nga Serbia, që për qëllim kanë pasqyrimin e një gjendje të rëndë të ashtuquajtur ‘katastrofë humanitare’ për qytetarët e veriut, është plani që po përgatitet nga njerëz të caktuar në veri, të dirigjuar nga Beogradi, i cili po vazhdon përpjekjet e vazhdueshme të sulmeve ndaj Kosovës, që për synim kanë destabilizimin e veriut të saj. Burime të sigurta të KosovaPress-it, bëjnë të ditur se një takim urgjent është mbajtur të mërkurën mbrëma në hotelin ‘Gray’ në veri të Mitrovicës, ku kanë marrë pjesë kryetarët e sapozgjedhur të katër komunave veriore, disa afaristë të shquar të asaj pjese, përfaqësues ilegalë të institucioneve, si dhe një zyrtar i lartë i Qeverisë nga Beogradi, me ç’ rast, veç tjerash, është hartuar plani për  të ashtuquajturën “katastrofë humanitare” në veri të Kosovës. (KOSOVAPRESS)

Kontrolloni gjithashtu

Gerald Knaus: Nëse Gjermania, Franca e BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja në Ballkan dhe një dështim fatal të BE-së

Gerald Knaus: Gjermania e Franca do ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për shkak të Asociacionit

Gjermania dhe Franca janë dy prej shteteve që po përgatiten të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës …