Sindikata e Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës do të protestojë me 24 qershor 2021 në ora 11:00 para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës

Punëtorët e Lotarisë së Kosovës sot do të protestojnë para ndërtesës së Qeverisë të Kosovës

Punëtorët e Lotarisë së Kosovës sot do të protestojnë para ndërtesës së Qeverisë për të kërkuar miratimin e Ligjit për Lotarinë e Kosovës dhe përmbushjen e obligimeve nga ana e Qeverisë si pronare e Lotarisë së Kosovës. “Protesta e paralajmëruar është e para dhe do të vazhdohet të protestohet deri në përmbushjen e kërkesave të punëtorëve të Lotarisë së Kosovë”, thuhet  në reagimin e Sindikatës së Lotarisë së KosovësPas ndalimit të lojërave të fatit sipas ligjit të miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës në seancën e mbajtur me 28.03.2019 ku janë përfshirë edhe lojërat e lotarisë, Lotaria e Kosovës e ka ndërprerë veprimtarinë e saj. Nga ajo kohë e deri më sot nuk është marrë asnjë iniciativë për hartimin e ligjit të veçantë për Lotarinë e Kosovë, ashtu siç është premtuar.

Kontrolloni gjithashtu

Jehona Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër Kosovës, për faj të Qeverisë Kurti

Jehona Lushaku: Lirinë e medias duhet ta duam siç kemi dashur Kosovën e lirë

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka reaguar me tone të forta pas publikimit të indeksit …