Kancelarja e Gjermanisë, Angjela Merkel në një konference për medie, ka folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi. Me këtë rast, ajo tha se po hetohen modalitetet e rinisjes së dialogut dhe se për këtë çështje ka diskutuar edhe me krerët e Kosovës dhe të Serbisë. Unë kam folur me Aleksandar Vuçiqin, Hashim Thaçin dhe Ramush Haradinajn. Dhe ende nuk ka progres në këtë çështje. Ne kemi ofruar një takim në Paris, dhe jemi duke punuar ende për të. Është interes i Gjermanisë që Kosova dhe Serbia të integrohen drejt Bashkimit Evropian, por për një gjë të tillë është nevojshme që të rifillohet dialogu”, deklaroi në mes tjerash Angela Merkel.
Kontrolloni gjithashtu
Behxhet Shala: Humbja e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut pas zgjedhjeve lokale
Zgjedhjet lokale të 9 tetorit në Maqedoninë e Veriut sollën një fitore të thellë për …