Zëvendësministrja Selmani: Mbështetja për gratë fermere do të rritet në vazhdimësi

 

Zëvendësministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Myzejene Selmani, ka vizituar Panairin e Prodhimeve Bujqësore në Vushtrri, i cili është organizuar nga shoqata “Gratë e Studimes” dhe është përkrahur nga MBPZHR-ja. Me këtë rast, zëvendësministrja Selmani, duke i përgëzuar për organizimin e këtij panairi, i cili sipas saj është një mundësi më e mirë e promovimit të prodhimeve vendore, ka theksuar se gratë fermere në vazhdimësi do ta kenë mbështetjen e ministrisë në zgjerimin e aktiviteteve të tyre bujqësore. “Përkrahja financiare institucionale për gratë që merren me veprimtari bujqësore do të rritet në vazhdimësi. Në kuadër të programit për bujqësi dhe zhvillim rural të MBPZHR-së do të përkrahim shumë gra fermere, me qëllim të krijimit të mundësive për avantazhimin e grave në zhvillimin e veprimtarive të tyre bujqësore”, ka thënë Selmani. Ajo ka theksuar se krahas gjithë kësaj mbështetje për gratë fermere, duhet të bëhet edhe më shumë për përforcimin e rolit të grave në bujqësi, me qëllim të përmirësimit të aftësive të tyre dhe krijimit të mundësive për tregtimin e prodhimeve bujqësore. Gjatë ditës zëvendësministrja Selmani ka vizituar fermerën, Anduena Jusufi, e cila merret me blegtori dhe Maliqe Mustafa, e cila merret me bletari, të dyja nga Komuna e Mitrovicës, e të cilat kanë qenë përfituese të granteve investive të MBPZHR-së. Me këtë rast zëvendësministrja ka parë nga afër veprimtaritë bujqësore që zhvillohen në fermat e këtyre fermerëve dhe me këtë rast ju ka premtuar se përkrahja për gratë fermere nuk do të mungojë asnjëherë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu ka pritur në takim ekipin për monitorim dhe ndërlidhje të KFOR-it amerikan

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu, të premtën ka organizuar një pritje për …