Veseli thotë se ashtu siç ka luftuar kundër Serbisë, do të luftojë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar

Veseli thotë se ashtu siç ka luftuar kundër Serbisë, do të luftojë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se me besimin e qytetarëve në zgjedhjet e reja parlamentare, do ta nisë betejën më të madhe në karrierën e tij politike, luftën kundër korrupsionit dhe nepotizmit. Ai ka thënë se këtë betejë, e cila është shumë e vështirë, e ka nisur nga partia e tij dhe do ta vazhdojë në të gjitha institucionet e Kosovës. Veseli ka thënë se ashtu siç ka luftuar kundër Serbisë, do të luftojë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar duke theksuar se nuk do të jetë tolerant as ndaj njerëzve të PDK-së. Ai ka thënë se në këto zgjedhje që po vijnë, qytetarët do të vendosin a duan të vazhdojnë rrugën e partneritetit të sigurt me aleatët perëndimorë, apo duan që vendi të mbetet i izoluar e pa miq./KP/.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Nëse Kosova ka nevojë për ndryshim në 2024, duhet të shohë drejt PDK-së

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë thirrje për një rishikim …