Tahiri: Si deputetë na pret punë dhe angazhim edhe më i madh për të përmbush pritjet legjitime për shtet të së drejtës

Ministri Tahiri thotë se Kosova nuk është dhe nuk do të jetë vend i sigurt dhe strehë për kriminelët

Ministri në detyrë i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka njoftuar për realizimin e suksesshëm të ekstradimit të një personi të dyshuar për vrasje të rëndë në Gjermani, duke thënë se Kosova nuk është dhe nuk do të jetë vend i sigurt dhe strehë për kriminelët. “Me të marrë mandatin si Ministër i Drejtësisë jam kujdesur që t’i eliminojmë menjëherë zbrazëtirat ligjore dhe të shfaqim përkushtim për të vendosur para përgjegjësisë secilin person të dyshuar. Kemi arritur kështu ta bëjmë Kosovën vend të pasigurt për kriminelet dhe vend model për regjionin në luftimin e krimit transnacional”, ka thënë ndër të tjera ai.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …