leoni

Kryetari Thaçi: Bajram Rexhepi, i cili u gjend në pozita të rëndësishme politike sa herë që e kërkoi vendi

Kryetari Thaçi: Bajram Rexhepi u gjend në pozita të rëndësishme politike sa herë që e kërkoi vendi

Kryetari i vendit Hashim Thaçi, ka përkujtuar ish kryeministrin e Kosovës Bajram Rexhepi në dy-vjetorin e vdekjes së tij. Thaçi thotë se Rexhepi u gjend në pozita të rëndësishme sa herë që e kërkoi vendi, si mjek i luftës e deri në pozitën e kryeministrit. “Në përvjetorin e dytë të vdekjes, sot përkujtojmë ish kryeministrin e Republikës së Kosovës, Bajram Rexhepi, i cili u gjend në pozita të rëndësishme politike sa herë që e kërkoi vendi: si humanist, doktor i luftës, kryetar komune, ministër dhe kryeministër. Jemi gjithmonë krenarë dhe mirënjohës për kontributin e çmuar të tij për lirinë, pavarësinë dhe forcimin e institucioneve të Kosovës”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Juristët: Gjykata duhet të detyrojë Kurtin të dëshmojë për rezervat shtetërore

Njohësit dhe monitoruesit e sistemit të drejtësisë thonë se është e pazakontë që një person …