Xhavit Haliti: Driton Selmanajn ta njohë opinioni si politikan të besueshëm për opinionin, për vlerësimet politike, jo si opinionist i paguar

Xhavit Haliti: Nuk është mirë të gëzohet dikush për ata që kanë luftuar e që janë të detyruar të shkojnë në burg

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, iu kundërpërgjigjur liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit, i cili i  kërkoi presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit që të shkojë në burgun e Hagës.  “Është degradim moral i individit i cili dëshiron ta çojë një njeri tepër të rëndësishëm të skenës politike në burg për luftën që e ka zhvilluar . Është tejet e papranueshme për mua. Nuk besoj që duhet gëzuar për ata që kanë luftuar e që shkojnë në burg. Nëse ka bërë krime, nëse ka vrarë njerëz të pafajshëm pas lufte, është tjetër çështje por duket tepër e ulët kjo, që t’i thuash në fund të fundit, një ish-kolegu tënd, shko në Hagë. Nëse e thërrasin, edhe ai shkon, nuk është prej atyre burrave që nuk shkon”, ka thënë Haliti.

Kontrolloni gjithashtu

Muaji shkurt pritet të shënojë një pikë kritike në proceset gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe krerëve të tjerë të UÇK-së

Muaji shkurt pritet të shënojë një pikë kritike në proceset gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe …