Brickos

Rapperswil nga Zvicra forcon bashkëpunimin me Skenderajn

 

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka pritur në Kosovë kryetarin e Komunës Rapperswil-Jona të Zvicrës, Martin Stokling i shoqëruar edhe nga Hans-Jorg Goldener – menaxher i Kuvendit Komunal, Naim Zeqiri – këshilltar i kryetarit Stokling, Visar Rrecaj – konsull në Konsullatën në Cyrih dhe Akenbut Iballi – kryetar i OJQ “ProKosova” në Zvicër. Jashari ka njoftuar për vizitat e realizuara dhe qëllimin e këtij takimi në Skenderaj. “Një mirëseardhje miqësore dhe të ngrohtë për mikun tim, Martin Stokling – kryetar i Komunës Rapperswil-Jona të Zvicrës. “Gjatë vizitës në qytetin tonë, që nisi me homazhe te varri i Komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari në Prekaz, për të dëgjuar nga afër historinë e luftës së Jasharëve. Kemi vizituar më pas fabrikat në komunën tonë, si: Qumështoren “Drena”, “Vëllezërit Geci”, “Grunorin”, Shkollën Profesionale, Shërbimin e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit dhe “Muli Shoes”, për t’u njohur për së afërmi me kapacitetin e këtyre fabrikave, numrin e punëtorëve, linjat e prodhimit, shitjen, kushtet dhe gjithçka tjetër që lidhet me punën e tyre ”, ka shkruar Jashari. Ky ka qenë takimi i dytë, pas vizitës së tij vitin e kaluar në Komunën Rapperswill-Jona, dhe e gjithë kjo po bëhet me qëllim të realizimit të mundësisë së bashkëpunimit nëpërmjet projekteve konkrete për qytetarët e komunës së Skenderajt.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi Komunal i Vitisë mbajti mbledhjen e katër të rregullt

Kuvendi Komunal i Vitisë ka mbajtur sot mbledhjen e katërt të rregullt. Me këtë rast …