Angelika Viets

Ambasadorja e Gjermanisë në Kosovë, Angelika Viets, i uroi fitoren Hashim Thaçit

Ambasadorja e Gjermanisë në Kosovë, Angelika Viets, ka uruar që Hashim Thaçi, i cili u zgjodh President i Kosovës, të ketë fuqinë për të bërë bashkë qytetarët. “Sot, Kuvendi i Kosovës zgjodhi kryetarin e ri të Republikës së Kosovës. Zgjedhja e e tij është një procedurë qendrore në demokraci. Ishte inkurajuese të shohësh të gjitha partitë që përfaqësohen në Parlamentin e demokracisë më të re në Evropë që të debatojnë. Për fat të keq, debati nuk ishte i qetë. Sërish, kishte përpjekje për të bllokuar Kuvendin me dhunë. Do të doja t’i përsëris thirrjet e mia të mëhershme dhe të kërkoj nga të gjithë përfaqësuesit e popullit që të përkrahin procedurat demokratike në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Urojmë që kryetari i ri të ketë mençurinë dhe fuqinë për të bashkuar të gjithë qytetarët, thuhet në deklaratën e zonjës, Viets

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës ka vendosur që të mbyllen shkollat deri në 27 mars 2020 për shkak të përhapjes së koronavirusit

Brenda dhjetë viteve janë mbyllur dhjetëra shkolla për shkak të mungesës së nxënësve

Brenda dhjetë viteve janë mbyllur dhjetëra shkolla për shkak të mungesës së nxënësve. Janë afër …