Abelard Tahiri thotë se PDK-ja sot, tërësinë e çështjeve të politikës e sheh përmes tërësisë së çështjeve të individit

Abelard Tahiri thotë se PDK-ja sot, tërësinë e çështjeve të politikës e sheh përmes tërësisë së çështjeve të individit

Kandidati për deputet i PDK-së, Abelard Tahiri, ka folur për takimet që ka pasur me banorët e lagjeve të ndryshme në Prishtinë. Ai ka thënë se Dardania, Kolovica dhe Aktashi janë pjesë e fitores së radhës së PDK-së dhe vizionit të kryeministrit në ardhje Kadri Veseli. “PDK-ja sot, tërësinë e çështjeve të politikës e sheh përmes tërësisë së çështjeve të individit. Prandaj të ardhmen po e ndërtojmë e do ta ndërtojmë jo vetëm për shtetin dhe shoqërinë si tërësi, por për gjithsecilin si individ. Ky mesazh po ndjehet fuqishëm në secilën pjesë të Kosovës, qytet, lagje e shtëpi e veçmas në Prishtinë. Dje Dardania, Kolovica dhe Aktashi ishin pjesë e këtij mesazhi, pjesë e fitores së radhës së PDK-së dhe vizionit të kryeministrit në ardhje z. Kadri Veseli. Bashkërisht po e ndërtojmë të ardhmen, për shtetin dhe gjithsecilin, kudo në Kosovë, e më fuqishëm se kurrë, në kryeqytetin tonë, Prishtinën”, ka shkruar Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …