Veseli thotë se do t’i zhbllokojë rreth 10 miliardë euro të ndërtimeve pa leje, duke i dhënë shtytje ekonomisë sonë

Veseli thotë se do t’i zhbllokojë rreth 10 miliardë euro të ndërtimeve pa leje, duke i dhënë shtytje ekonomisë sonë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, të mërkurën ka vizituar edhe Lagjen e Trimave në Prizren, ku ka folur për Planin kundër korrupsionit dhe legalizimin e ndërtimeve pa leje. Duke folur për legalizimin e ndërtimeve pa leje, Veseli ka thënë se ato ndërtesa e banesa kanë shërbyer si akomodim i thjeshtë ku njerëzit banojnë, por jo si kapital. Ai ka thënë se falë fletave poseduese ata do të mund t’i blejnë, shesin apo t’i lënë me qira ligjërisht dhe mund të marrin kredi për bizneset e tyre, duke e lënë shtëpinë si kolateral në banka. Kjo nismë, sipas Veselit, do t’i zhbllokojë rreth 10 miliardë euro të ndërtimeve pa leje, duke i futur në qarkullim dhe duke i dhënë shtytje të jashtëzakonshme ekonomisë sonë.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu kritikon ashpër Avni Deharin: “Po luan rolin e defatores së Kurtit dhe Haxhiut”

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj kryesuesit të seancës …