leoni

Ramush Haradinaj: Do të sigurojmë që çdo fëmijë dhe i rritur me aftësi të kufizuar të gëzojë të drejta të barabarta

Ramush Haradinaj: Do të sigurojmë që çdo fëmijë dhe i rritur me aftësi të kufizuar të gëzojë të drejta të barabarta

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim pjesëtarët e “Handikos”, para të cilëve ka shpalosur zotimet për gjithpërfshirje, punësim dhe drejtësi shoqërore për të gjithë personat me aftësi të kufizuara në vend. “I lumtur që vizioni ynë zbatues ka rezultuar me veprime konkrete siç është vendimi për pensionin për rreth 2.500 qytetarë kosovarë me paraplegji dhe tetraplegji, si dhe miratimin e Rregullores për lehtësira doganore dhe tatimore për punëdhënësit që punësojnë persona me aftësi të kufizuar dhe për personat me aftësi të kufizuar që ushtrojnë veprimtari të pavarur”. “Me vullnetin dhe punën e të gjithë neve do të sigurojmë që çdo fëmijë dhe i rritur me aftësi të kufizuar të gëzojë të drejta të barabarta duke krijuar një mjedis të përshtatshëm për të gjithë. Po sot, bashkë me anëtarët e ‘Hendikos’-it kujtuam një nga aktivistet e hershme të kësaj organizate, të ndjerën Sabrije Zeqaj”, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikata e Policisë së Kosovës thërret Kuvend zgjedhor pas më shumë se një viti, pas shkarkimit të Imer Zeqirit

Sindikata e Policisë së Kosovës ka vendosur të mbajë Kuvend zgjedhor për të zgjedhur kryetarin …