David Sassoli thotë se Evropa është gati të ndihmojë në rikonstruksionin e dëmeve që shkaktuan tërmetet

David Sassoli: BE është gati të ndihmojë në rikonstruksionin e dëmeve që i shkaktuan tërmetet në Shqipëri

Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli ka reaguar për situatën e krijuar në Shqipëri pas një serie tërmetesh në tri ditët e fundit. Pasi jep mbështetje për të gjithë shqiptarët, Sassoli thekson se Evropa është gati të ndihmojë në rikonstruksionin e dëmeve që shkaktuan tërmetet. “Në këto orë të vështira, ne qëndrojmë me qytetarët shqiptarë. Mendimet tona janë tek ata që janë plagosur apo kanë humbur shtëpitë. Evropa është gati të ndihmojë në rimëkëmbjet dhe rikonstruksionet”, shkruan presidenti i PE-së. Mesazhe mbështetëse dhe ndihma janë ofruar për Shqipërinë edhe nga institucionet e tjera të BE-së, si dhe nga disa shtete evropiane.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …