Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, e ka hapur në Mitrovicë, fushatën për zgjedhjet e parakohshme parlamentare

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, e ka hapur në Mitrovicë, fushatën për zgjedhjet e parakohshme parlamentare

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli e ka hapur fushatën e PDK-së për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Mitrovicë. Para mijëra simpatizantëve, Veseli ka thënë se është në qytetin e tij të dashur, në vatrën e atdhetarisë, në djepin e Isa Boletinit, në vendin që e frymëzoi dhe ku nisi rrugëtimin jetësor, për të filluar suksesshëm fitoren e madhe të Partisë Demokratike të Kosovës.

“Unë jam sot këtu, në Mitrovicë, si biri juaj, për ta nisur me këmbë të mbarë këtë rrugëtim të ri të Kosovës dhe për ta filluar suksesshëm fitoren e madhe të Partisë Demokratike të Kosovës. Kam zgjedhur Mitrovicën për ta përcjellë qartë dhe fuqishëm mesazhin e Kosovës dhe të Partisë Demokratike: se Kosova është mirë vetëm kur Mitrovica është mirë. E Kosova dhe Mitrovica janë mirë, kur ky vend zhvillohet e ndërtohet më shumë dhe kur qytetarët tanë janë më të kënaqur me jetën e tyre dhe me shtetin e tyre”, ka thënë lideri i PDK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …