Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, është cituar të ketë deklaruar se parakusht themelor për zhvillim ekonomik është sigurimi i energjisë elektrike, ndërsa viti 2016 do të jetë një vit sfidues për sektorin e energjisë, ështu ka thënë ai në Forumin” Siguria e furnizimit me energji elektrike në Kosovë”. Sektori i energjisë, mbetet nder sektorët me sfidues. “Ne s’mund të lejojmë humbje të sektorit privat si pasojë e mungesës së energjisë, sepse objektiv i qeverisë mbetet siguria e furnizimit me energji elektrike, çmimet e përballueshme, rritje e investimeve private dhe krijim i vendeve te reja të punës, ka saktësuar në fjalën e tij, ministri Stavileci.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
