Edward Joseph

Edward Joseph: Emërimi i ambasadorit Grenell është një hap para në arritjen e marrëveshjes Kosovë – Serbi

Profesori në Universitetin e Uashingtonit, Eduard Xhosef e ka vlerësuar shumë emërimin e Richard Grenell në pozitën e ambasadorit në Gjermani si i dërguar special për bisedimet Beograd – Prishtinë. Ligjëruesi në Universitetin e Uashingtonit, Eduard Xhosef ka se ky emërim është tregues i mirë për një përfaqësues diplomatik në një vend që është lojtari kyç në zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe ka një qëndrim të qartë kundër shkëmbimit të territoreve. Pra, ai nuk është vetëm ambasador, por një njeri me lidhje me qeverinë gjermane dhe besoj se kjo është akoma më pozitive. Për shkak se ambasadori Grenell është i vetëdijshëm për shqetësimet e Gjermanisë për ndarjen e Kosovës ose shkëmbimin e territorit, të cilin shumë, përfshirë mua dhe drejtues rajonal i konsiderojnë të rrezikshme dhe destabilizuese. Gjatë intervistës për Zërin e Amerikës, profesori në Universitetin e Uashingtonit, Eduard Xhosef ka theksuar më tutje se vendimi i Shtëpisë së Bardhë për të emëruar një të dërguar për bisedimet Beograd – Prishtinë tregon interesin serioz të administratës për të adresuar këtë çështje, me gjithë krizat e tjera të brendshme dhe ndërkombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Flotistët e Kishnicës në grevë: Dy muaj pa paga, kërkojnë zgjidhje urgjente

Punëtorët flotistë të minierës së Kishnicës kanë hyrë në javën e dytë të grevës për …