Jakup Krasniqi: Ngjarjet e vitit 1981 në shkrimet e autorëve të huaj

Jakup Krasniqi: Përgojuesit e pazarit zgjedhor

Pas zgjedhjeve të vitit 2014 kam hequr dorë nga deputeti. Nga atëherë e deri më sot nuk kam ushtruar asnjë detyrë institucionale në shtetin e Kosovës. Nuk kam marrë pjesë si kandidat në asnjë palë zgjedhje,as të vitit 2017 dhe as në këto të tanishmet, 6 tetor 2019. Kam dhënë vetëm kontribut politik brenda një partie politike dhe para opinionit publik kam shfaqur pikëpamjet e mia për problemet shoqërore, jo gjithherë brenda ndonjë kornize politike partiake. Këtë e dinë apo duhet ta dinë të gjithë ata që kanë kujtesë politike të njeriut.

 

Por, ky fakt, i ditur nga shumëkush, nuk i ka penguar disa njerëz që veten e tyre e kanë qitur në shitje në pazaret zgjedhore e parazgjedhore, për të sulmuar një njeri të pensionuar dhe jo ata që në forma të ndryshme e kanë keq shfrytëzuar buxhetin e Shtetit dhe kanë pasur mundësi pafund për të vendosur njerëz në institucionet më të larta të shtetit dhe në institucionet e pavarura të tij gjithë sojin e sorollopin e tyre. Por, për ata njerëz të pushtetshëm jo vetëm që nuk kanë folur asgjë, por, ata i kanë paguar përgojuesit që të merren me mua e familjarët e mi, të cilëve për pothuajse 40 vjet iu kam shkaktuar probleme të shumta e aspak favore. Natyrisht, në këtë gjueti shtrigash janë ndihmuar edhe nga disa medie të dala në pazarin e shitjes. Duhet kuptuar, fundja, se njerëzit e tillë kanë të drejtën të dalin në një pazar të tillë shitjeje e stërshitjeje. Në të kaluarën, në pazar shiteshin e bliheshin kafshët e zarzavatet e ndryshme, por jo njerëzit. Sepse koha e robërve dhe skllavopronarëve ishte tejkaluar qyshkur. Nejse, koha si duket qenka e disa njerëzve dhe portaleve të jenë pjesë e tregut të shitjes së lirë!

 

E shfrytëzoj këtë rast për të thënë se familjarëve të mi iu kam shkaktuar probleme të shumta që nga vitit 1981, kur jam burgosur dhe ata janë larguar nga puna për shkakun e veprimtarisë sime politike klandestine. Ka nga ata që edhe pensionin sot nuk e marrin si moshatarët e tyre, të cilëve nuk u mungon as qimja e flokut e atyre viteve. I falënderoj të gjithë për faktin se kurrë nuk janë ankuar! Përkundrazi, janë krenarë për punën dhe përkushtimin për atë që gëzon sot atdheu!

 

Gjatë luftës së fundit, kur dola publikisht, me emër e mbiemër si Zëdhënës i UÇK-së, nuk ishte ndonjë përparësi, jo vetëm për mua as familjarët e mi, por as për bashkëfshatarët e bashkëkombësit e mi. Më vjen mirë që liria erdhi! E zëri im i shërbeu Ushtrisë Çlirimtare, Lirisë Kombëtare e Pavarësisë!

 

Edhe në vitet 2010-2011 kur e kundërshtova kryetarin e PDK-së dhe kryeministrin e atëhershëm të Kosovës për keqqeverisje, dhe paksa më vonë kur u largova nga partia për të cilën investova shumë nga puna e jeta ime, veprime këto që nuk i bëra për t’i favorizuar familjarët e mi dhe as fëmijët e mi, por për demokracinë, për kombin e shtetin.

 

Së këndejmi, mirënjohje pres vetëm nga njerëzit që kanë vlera dhe njohin vlera.

 

Të gjitha rastet e cekura, opinioni që ka kujtesë normale, të paanshme dhe të sinqertë, i di mirë se i bëra vetëm e vetëm për interesin e kombit e të vendit tim.

 

Po të mendoja e punoja për veten time dhe familjaret e mi të shumtë, do të ndiqja rrugët që ndoqi shumica e shqiptarëve si dje, ashtu edhe sot!

Rrugën e jetës e bëra sipas bindjeve të mia të majta për t’i shërbyer çlirimit e bashkimit të kombit. Pasi ajo ideologji ishte ideologji e mobilizimit të kombit në Luftën Çlirimtare! Pa atë mobilizim nuk do të kishte Liri e Pavarësi!

 

Për shfaqjen e bindjeve të mia dhe luftën time jetësore në asnjë kohë dhe në asnjë rrethanë nuk kam marrë as kërkuar leje as nga familjarët, madje as nga prindërit e mi! Atë rrugë e kam ndjekur në vazhdimësi, i bindur edhe për reflektimet qëllimkëqija si këto të ca njerëzve pa identitet dhe ca monstrave mediale. Madje, leje nuk i kam marrë asnjë shefi partie! Atë rrugë e zgjodha dhe e vazhdova pa asnjë hezitim.

 

Shkurt: nuk isha si ai soji i njerëzve që edhe lavdinë, edhe tragjedinë më të madhe familjare apo kombëtare ta shfrytëzojë për tregti e fitime personale. Atë e bënë dje, e bëjnë edhe sot e gjithë ditën vetëm përgojuesit, pazarxhinjtë, xhambazët e matrapazët e çdo ngjyre.

Këtyre të fundit nuk po ua përmend emrat, pasi nuk janë aq pak dhe as që e meritojnë, duke qenë se ata e gjejnë veten në punët e pista që i kanë kryer gjatë gjithë jetës së tyre dhe vazhdojnë edhe sot e kësaj dite me të njëjtin zell prej zvarranikësh intrigantë.

Lutem që të tillë zvarranikë të mos lindë më kombi ynë!

Nga të tillët kombit vetëm të liga i kanë ardhur!

Fatkeqësisht, kështu ndodhi dikur dhe aq më keq po ndodh edhe sot!

Do të ishim me fat të mirë po ndodhi një fillim i ri dhe jo vetëm për qeverisje!

 

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …