Rinumerim

Shpend Emini e ka vlerësuar të drejtë vendimin e KQZ-së për rinumërim edhe të 530 vendvotimeve

Drejtori i Institutit të Demokracisë për Zhvillim, Shpend Emini, e ka vlerësuar të drejtë vendimin e KQZ-së për rinumërim edhe të 530 vendvotimeve. Ai ka bërë me dije se çdo dyshim rreth procesit zgjedhor duhet të vlerësohet dhe të rishikohet nga KQZ-ja. “Ajo çka është e rëndësishme është se duhet të bëhet dallimi mes rinumërimit dhe tentimit të ndryshimit apo manipulimit gjatë numërimit të fletëvotimeve. Rinumërimi nuk e dëmton procesin zgjedhor pasi ka të bëjë me verifikimin e fletëvotimeve pas dyshimeve të ngritura. Organet përgjegjëse për drejtësinë zgjedhore duhet të punojnë dhe veprojnë në ato raste ku vërtetohet manipulimi, pra në rastet kur komisionarët kanë ndërhyrë në mënyrë të jashtëligjshëm në fletëvotim apo në formularë të tjerë”, ka thënë Emini, për Epoka e Re.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …