Veton Berisha

Partia Liberale Egjiptiane ka kërkuar rinumërimin e 198 vendvotimeve të reja në 26 komuna të Kosovës

Partia Liberale Egjiptiane ka parashtruar kërkesë për rinumërimin e 198 vendvotimeve të reja në 26 komunat e Kosovës. Kryetari i kësaj partie, Veton Berisha, ka thënë se bazë për kërkesën e tyre është rinumërimi i 844 vendvotimeve deri më tani. “Mbi të njëjtën bazë, edhe Partia Liberale  parashtroi kërkesë për rinumërim të 198 vendvotimeve në PZAP, që pas analizimit të të dhënave të publikuara nga KQZ, kemi konstatuar, që përveç lëshimeve teknike në formularët e përshtatjes të rezultateve kemi gjetur se ka parregullsi në bartjen e të dhënave nga PLE në rubrikën e subjekteve të tjera politike”, ka thënë Berisha.

Kontrolloni gjithashtu

Juristët: Gjykata duhet të detyrojë Kurtin të dëshmojë për rezervat shtetërore

Njohësit dhe monitoruesit e sistemit të drejtësisë thonë se është e pazakontë që një person …