Zëvendësdrejtori i FMN-së, Tao Zhang i porositë institucionet e Kosovës që të tregojnë kujdes me Termocentralin “Kosova e Re”

Zëvendësdrejtori i FMN-së, Tao Zhang i porositë institucionet që të tregojnë kujdes me Termocentralin “Kosova e Re”

Zëvendësdrejtori i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Tao Zhang, gjatë vizitës që po i bën Kosovës në shënim të 20 vjetorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës ka folur për Termocentralin “Kosova e Re”. Ai ka deklaruar se investimet në çdo projekt duhet të jenë të shëndosha dhe financimet duhet të jenë të mira dhe të kujdesshme. “Institucionet duhet të jenë të matura, të kujdesshëme që ta trajtojnë dhe ta shqyrtojnë projektin për të siguruar që të ketë nevojë financimi në nivel të kënaqshëm, por gjithsesi edhe të mbulojë kërkesat e ekonomisë lokale. Normalisht tash fillojmë të flasim edhe për energjinë e pastër ekologjike, nuk eksitojnë zgjidhje të qarta për ketë. Jemi në një udhëkryq”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Lulzim Peci

Lulzim Peci: Me gjuhën kundër karakterit multietnik, VV po i shërben ndarjes së Kosovës

Njohësi i çështjeve politike, Lulzim Peci, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Albin Kurti dhe …