Haradinaj: Kosova ka nevojë urgjente të zhvillimit ekonomik dhe kujdesit të ambientit ku ndodhet ekonomia

Haradinaj: Kosova ka nevojë urgjente të zhvillimit ekonomik dhe kujdesit të ambientit ku ndodhet ekonomia

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka marr pjesë sot në konferencën “Small-Scale Innovative Ecosystems in Kosovo”, të organizuar nga ambasada e Finlandës në Prishtinë në bashkëpunim me UBT. Ai ka thënë se Kosova është para dy sfidave që i ka në vete, e që njëra ka të bëjë me urgjencën apo nevojën e zhvillimit ekonomik, presionit të madh që e kemi që të nisemi në ekonomi ose edhe të rritemi dhe e dyta është kujdesi ndaj të gjitha vlerave apo ambientit ku ndodh kjo ekonomi. Gjithashtu Haradinaj ka potencuar faktin se vendi i mirëpret këto energji që vijnë prej partnerëve në këtë rast prej BE-së, UNDP-së, prej Amerikës dhe shpresojnë që do të ndikojnë tek ne, ndërkaq dha disa të dhëna numerike se çka ndodh në Kosovë me biznese, me ato që fillojnë, sa prej tyre janë dhe të çfarë veprimtarie janë.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …