Ministri në detyrë i Arsimit, Shyqiri Bytyqi thotë se rezultatet e PISA-s nuk janë ato që kanë pritur

Ministri, Shyqiri Bytyçi, thotë me indiferencë se ka dëshiruar “rezultat më të mirë” në PISA

Kosova është renditur në vendin e tretë nga fundi në rezultatet e testimit ndërkombëtar PISA 2018. Në këtë testim ku kanë marrë pjesë 79 shtete, Kosova ka lënë mbrapa vetëm Republikën Dominikane dhe Filipinet. Rezultatet e PISA 2018 i ka komentuar ministri në detyrë i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, i cili  tha se rezultatet nuk janë ato që kanë pritur.  “Ajo çka ne kemi prit të kemi një rezultat më të mirë, nuk kemi rezultat më të mirë. Nuk janë ato rezultatet të cilat ne do të dëshironim ti kemi sot. Në pjesën e matematikës kemi rritje dhe në pjesën e leximit, në krahasim me vitin 2015. Ajo që është vërejtur është se kemi rënie në shkencë. Ndoshta në rezultat në shkencë ka ndikuar mbajtja e testit në mënyrë digjitale”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Matti Nissinen: Kosova duhet të anëtarësohet në Këshillin e Evropës, madje shumë shpejt

Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, ka bërë të ditur se vendi i tij …