Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka thënë se pret që Qeveria e Kosovës të formohet sa më shpejt në mënyrë që të rifillojë dialogu Kosovë-Serbi. Ajo ka thekson se serbët që kanë marrë më shumë vota në zgjedhje duhet të jenë pjesë e qeverisë së ardhshme. Apostolova ka ripërsëritur se BE-ja pret heqjen e taksës prej 100 për qind ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. Ajo, ka theksuar se Bashkimi Evropian është këtu për të lehtësuar dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
