Brickos

Kryekuvendari Veseli

Në Ditën e Mësuesit, kryetari Veseli vizitoi Shkollën Fillore “Ismail Qemali” në Mitrovicë

Me rastin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, vizitoi Shkollën Fillore “Ismail Qemali”, në Mitrovicë. Në një pritje nga nxënësit dhe stafi mësimdhënës i shkollës, kryetari Veseli theksoi se ndihet krenar që pikërisht sot, në Ditën e Mësuesit, gjendet në shkollën, nxënës i të cilës ishte për tetë vjet rresht. Duke i uruar mësimdhënësit për ditën e tyre dhe përgëzuar ata për punën fisnike e të palodhshme në arsimimin e brezave, kreu i Kuvendit tha se institucionet e Kosovës kanë bërë shumë për arsimin, por, megjithatë, asnjëherë nuk mund të thuhet se është bërë mjaft.  “Obligimet ndaj mësuesve janë shumë të mëdha, në kohën kur arsimin tonë ende e presin sfida të shumta. Angazhimet e të gjithëve tani duhet të jenë të fokusuara në ngritjen e cilësisë në standardet më të larta”, theksoi kryetari Veseli. Duke iu drejtuar më të vegjëlve të shkollës, kryeparlamentari Veseli kërkoi nga ta që t’i përkushtohen mësimit dhe dijes, duke vënë kështu themele të shëndosha për një të ardhme të sigurt dhe të ndritur për vendin.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …