Dështoi mbledhja e 12 e KK të Malishevës, pasi munguan anëtarët e kuvendit

Bazuar në thirrjen e lëshuar nga kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Malishevës, Rrahim Morina, është dashur të vazhdoj mbledhja e gjashtë e jashtëzakonshme dhe të zhvilloj punimet edhe mbledhja e dymbëdhjetë e rregullt. Në sallën e mbledhjeve të KK të Malishevës, nuk ishin prezent më shumë se gjysma e anëtarëve të kuvendit, dhe rrjedhimisht nuk kishte kuorum të mjaftueshëm për mbajtjen e mbledhjes. Për këtë qëllim, kryesuesi Morina, është detyruar ta shtyjë mbledhjen e jashtëzakonshme për një kohë të pacaktuar, ndërsa mbledhja e dymbëdhjetë e rregullt ka dështuar, pasi në sallë ishin prezent 11 anëtarë, nga 31 anëtar që i ka Kuvendi i Komunës së Malishevës. Në mbledhjen e sotme, në rend dite ishin disa pika me rëndësi, si plani i punës së kuvendit për vitin 2020, pastaj disa rregullore, përfshi edhe rregulloren për transparencë dhe shumë çështje tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Kastrati: Në vitet në vijim do të jemi të përkushtuar për urbanizimin e fshatrave

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, gjatë mbajtjes së dëgjimeve buxhetore në fshatra, deklaroi …