Ramush Haradinaj

Haradinaj: Kjo Qeveri nuk ka legjitimitet për një demarkacion kredibil me Malin e Zi

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar pas lajmit se kryetarja në detyrë, Atifete Jahjaga, do të formojë Komisionin për demarkacionin me Malin e Zi. Ai ka thënë, nëse ky komision do të funksionojë nën mbikëqyrjen e Qeverisë aktuale, më mirë është të mos krijohet fare. Ekspertët  e këtij komisioni do të jenë të pranueshëm vetëm nëse janë të pavarur nga Qeveria e Kosovës, sepse  kjo Qeveri nuk ka legjitimitet për një demarkacion kredibil. Ajo është shkaktare e problemit dhe nuk mund të jetë pjesë e zgjidhjes së tij. Prej që opozita e ka ngritur çështjen e demarkacionit, Qeveria kurrë nuk ka bërë përpjekje që ta gjejë të vërtetën, por e ka fshehur atë. Për më tepër Qeveria e Kosovës ka lobuar te vendet mike, edhe duke i dezinformuar ato, se versioni i “Komisionit Meha” është i saktë dhe njëkohësisht ka investuar shumë që ky version i caktimit të kufirit, pavarësisht kundërshtimeve të bazuara, të ketë sukses! Prandaj çfarëdo grupi ekspertësh, mund të jetë i pranueshëm vetëm nëse është krejtësisht i pavarur dhe nëse mbikqyrjen e punës së tij, do ta bëjë një qeveri e re që do të dalë pas zgjedhjeve, ka saktësuar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

KFOR-i nuk e lejon ministrin Liburn Aliu të hyjë për vizitë në komunën e Leposaviqit

Largimi i Liburn Aliut trondit Vetëvendosjen: nga “gur themeli” në përplasje me Kurtin

Dorëheqja e ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, nuk është një dorëheqje …