Shala: Gjykata e Apelit në vitin 2019 ka përfunduar 5 mijë lëndë më shumë se sa në vitin 2018

Shala: Gjykata e Apelit në vitin 2019 ka përfunduar 5 mijë lëndë më shumë se sa në vitin 2018

Gjykata e Apelit ka arritur që në vitin 2019 të përfundojë rreth 5 mijë lëndë më shumë se në vitin 2018. Kryetari i kësaj gjykate, Hasan Shala, thotë se përkundër këtij suksesi, ka pasur edhe rreth 13 mijë lëndë të bartura nga viti 2018. Ai thekson se shikuar në përqindje i bie se në vitin 2019 janë kryer më shumë se 100 për qind e lëndëve. Shala shtron nevojën për rritje të numrit të gjyqtarëve për shkak të rritjes së numrit të lëndëve. Ai potencon se në Gjykatat Themelore është rritur numri i gjyqtarëve derisa një gjë e tillë nuk ka ndodhur edhe në atë të Apelit. Sipas tij ngecja në shqyrtimin e disa lëndëve  ka ndodhur në divizionin civil për shkak të mungesës së numrit të gjyqtarëve. Ai thotë se në vitin 2019, Gjykata e Apelit ka arritur të përfundojmë lëndët e muajit mars të viti 2013, 2014 dhe derisa të 2015 janë në përfundim.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti: Gjuha e flamuri për të cilat dhenë e lanë me gjak. Mic Sokoli, Hasan Prishtina e Isa Boletini sot lirshëm përdoren në tokat dardane

Ali Ahmeti: Gjuha e flamuri për të cilat dhenë e lanë me gjak, Mic Sokoli, Hasan Prishtina e Isa Boletini sot lirshëm përdoren në tokat dardane

Kryetari i BDI-së z. Ali Ahmeti sot ka qëndruar në Bajram Curr të Tropojës ku …