Nexhmi Lajçi

Nexhmi Lajçi: Kush po i nxit luftërat në botë, feja, paraja apo dreqi (Rusia)

Bota ka kaluar nëpër dy luftëra botërore dhe shumë luftëra regjionale, ndërsa konfliktet mbrenda shtetit, mes shteteve dhe popoujve të ndryshëm nuk kanë të ndalur as edhe në ditët e sotme bilez po bëhën më të përgjakshme se edhe në kohën e kanibalizmit primitiv. Në të kaluarën thuhet se “njerëzit” kanë bërë gjakderdhje të mëdha ndaj njëri tjetrit në emer të përhapjes së feve të ndryshme, zgjerimit të territoreve, daljes në detëra dhe oqeane, mbajtjes në kontroll të grykave dhe ngushticave, zotrimit të burimeve të ujit, naftës, pasurive minerale dhe të të mirave tjera nën dhe mbitoksore.

Pra në emër të të mirave materiale në mënyrën më të përgjakshme të mundshme janë marr jetët njerëzore, dhe që disa të bëjnë një jetë më të mirë të tjerëve iu është marr e drejta për të jetuar. Realiteti botëror është shumë më i mjerë dhe më i errët, rreziku që po i kanosët botës është shumë më i madh se sa po mendohet e shihet. Pikat e krizave nga disa regjione historikisht problematike tani më janë përhapur në të gjithë botën. Për ta kuptuar më leht se sa e rrezikuar është bota, se për ta mbrojtur tani më është shumë vonë, shembull shumë i fresket është lufta në Siri dhe kriza evropiane më refugjatët sirian.

Evropa dhe ajo pjesë e botës kudo ku kanë mbërri refugjtët nga Siria po jetojnë në panik nga frika se elementë terroristë përmes refugjatëve kanë depertuar në vendet e tyre, dhe fatkeqësisht kjo edhe është deshmuar në shumë raste për mes akteve terroriste të ndërmarra nga ata në disa shtete si në: Turqi, Francë Gjermani, Belgjikë e vende të tjera. Për mendimin tim Botën e kërcenon një e keqe edhe më e madhe dhe më e rrezikshme se sa edhe refugjatët sirian të cilëve pasi të tjerët ua shktërruan qerdhën e tyre ata muarën botën në sy. Sirianëve fatkeqësia u erdhi pa të drejtë nga të tjerët dhe veprimet e tyre më shumë do të duhej të cilësoheshin si hakmarrje sesa akte terroriste ani pse ato më të vertet janë terror.

Askush deri më sot nuk foli për elementin ruso-sllav, serbo-sllav dhe sllavo të tjerë që infektuan edhe një pjesë të orthodoksizmit përmes Kishës Orthodokse dhe klerikeve të politizuar deri në majën e kryqit të tyre të zgjatur shekuj më parë deri në Detin Mesdhe me synimin për ta bashkuar me bishtin prapa duke përshkuar botën, ndërsa sot krahët e kryqit kanë filluar ti zgjasin njërin nga lindja e tjetrin nga përendimimi për ti bashkuar në anën tjetër të Botës me një përplasje meteorike në mënyrë që pasojat të jenë vdkjeprurese për vet Amerikën të vetëdijshëm se po sunduan Amerikën do ta sundojnë BOTËN. Pra njerëzimi sot do të duhej të jetë i alarmuar më shumë se asnjëherë për rrezikun e pa shmangshëm që po i kanoset botës nga refugjatët roso-sllavë dhe elementë “misionarë” që në mënyrë të heshtur e vjedhurazi me dekada e me mision special e të posaçem kanë depertuar në gjithë botën.

Nese kthehemi pak prapa në historinë e luftërave botërore, ballkanike e deri në lindjen e mesme, luftërat në ish Jugosllavi deri në Kosovë e duke mos e harruar kurrë as kohën e Luftës së Ftohtë do të na dalin përpara syve lumenj gjaku nga masakrimet e kryera nga bishat më të egra që ka planeti me origjinë nga Karpatët pra raca sllave e ku gjithëmonë para krimeve kriminelët bekoheshin po edhe sot bekohen nga klerikë e nga kisha, ajo e lindjes. Kam frikë se për ta rimarr “Stambollin” duan ta gjunjezojnë Amerikën dhe kështu me synime hegjemoniste duke notuar në gjakun e popujve jo sllav po rrezikojnë gjithë globin.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …